Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Altin Lala: Po nuk fituam, Hushtin do ta marr peng

Shko poshtë

Altin Lala: Po nuk fituam, Hushtin do ta marr peng Empty Altin Lala: Po nuk fituam, Hushtin do ta marr peng

Mesazh nga Erdoan 25/3/2009, 15:24

Rikthimi pas pesë muajsh pranë Kombëtares, duket se i ka dhuruar një rini të dytë Altin Lalës. Ndeshja e tij e fundit ishte barazimi historik 0-0 në Portugali, më 15 tetor 2008, ndërsa më pas erdhi operacioni për hernie diskale. 33-vjeçari është riaftësuar plotësisht, madje duke thyer të gjitha afatet e përcaktuar nga mjekët dhe është i gatshëm të japë kontributin për skuadrën. Nga grumbullimi në Durrës, kapiteni kuqezi është shfaqur në formë të jashtëzakonshme, ku ka lëshuar një breshëri batutash. Një prej tyre, lidhet më takimin e së shtunës kundër Hungarisë, më saktësisht me ish-shokun e skuadrës, Szabolks Hushti. Për takimin e humbur 2-0 në “Ferenc Pushkash”, Lala kishte hedhur 200 euro bast me mesfushorin që tani luan te Zenit St. Petersburg, se kuqezinjtë fitonin. Por tashmë, tri pikët shihen si jetike, ndryshon edhe strategjia. “Nëse nuk arrijmë të fitojmë në ‘Qemal Stafa‘, Hushtin do ta marr peng. Nuk do ta lë të shkojë në Rinas”, deklaroi Lala duke qeshur. “Vazhdojmë të mbetemi miq të mirë, pavarësisht se tani ai luan shumë larg. Flasim më telefon dhe gjithmonë bëjmë shumë shaka”. Batutat nuk mungojnë as kur flitet për kundërshtarët e grupit “Suedia dhe Danimarka janë ndeshje më të lehta”, apo edhe për Altin Lalën e ri të Shqipërisë: “Të paktën nga fiziku më ngjan Hyka. Të gjithë të tjerët janë më të gjatë. Për sa i takon kualitetit, ka shumë të rinj cilësorë dhe një prej tyre është Bakaj”.
Në konferencë nuk kanë munguar as temat serioze. Kavajasi tregon se këshilla e teknikut të Hanoverit, Dieter Heking, ishte të mos aktivizohej me Shqipërinë. “Trajneri im nuk donte që unë të grumbullohesha me Kombëtaren. Por, nuk mund të mungoja, pasi këto janë dy ndeshje janë vendimtare, sidomos me Hungarinë. Na duhet patjetër një fitore, sepse do të ndryshonte shumë gjëra dhe do t‘i kalonim në renditje. Barazimi nuk më kënaq asnjëherë, sepse me këtë sistem tri pikësh nuk është se të ngre shumë në tabelë. Megjithatë, ky rezultat mund të pranohet si gjysma e së keqes”, tha veterani. Lala konfirmoi edhe gjendjen e mirë fizike: “Jam pjesë e Kombëtares, që të jap kontributin tim. Në nëntorin e kaluar kam bërë një operacion, që më ka lënë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Tani ndihem më mirë. Për të përballuar këtë 90-minutësh kam zhvilluar tri ndeshje me skuadrën e dytë të Hanoverit, plus që jam stërvitur edhe vetë, madje me trajner personal. Kam shumë uri të luaj, aq më shumë që bëhet fjalë për ekipin përfaqësues. Jam i dyti pas Strakoshës për prezenca? Do të vazhdoj të luaj sa më shumë. E shijoj çdo ndeshje me kombëtaren”. Në fund edhe dy fjalë për konfliktin me drejtuesit e stadiumit “Qemal Stafa”, për mbylljen e dyerve. “Kjo më kujton kohën e xhaxhit Enver. Është absurde. Një skandal i madh, nuk ia vlen as të diskutohet. Nëse do të ndodhte në Gjermani, që kombëtarja të pengohej të stërvitet në “Lajpcig”, atje do ta zhvendosnin stadiumin. Justifikimi se prishet tapeti është i turpshëm, mund të blejnë një tjetër në Holandë. E nëse nuk kanë para, i grumbullojmë ne dhe ia japim nga xhepat tanë”, tha Lala.
Stadiumi
Pas Dhalesit refuzon edhe MTKRS:
“Mos dramatizoni, jo stërvitjes”
Pas drejtorisë së stadiumit “Qemal Stafa” edhe MTKRS-ja ka refuzuar ankesën e FSHF-së për zhvillimin e një seance stërvitore të enjten nga ana e Kombëtares së Ari Han në impiantin kombëtar të kryeqytetit. Në fillimi ka qenë drejtori i stadiumit, Perikli Dhales, ai që ka sqaruar situatën. “FSHF më ka kërkuar të zhvillojë tri seanca stërvitore në stadium, madje dy në një ditë, shprehet ai. Insistojnë vazhdimisht sikur kanë të drejtë, por po u them se asnjë rregullore nuk e detyron stadiumin të lejojë përfaqësuese të zhvillojë stërvitje në ‘Qemal Stafa‘. Po të ishte moti i mirë, do e vinim dorën në zemër dhe jashtë rregullores do t‘i lejonim të bënin një stërvitje, një ditë para ndeshjes, por me këtë mot të keq, me shira, është e pamundur, pasi prishet fusha. Vetëm hungarezët kanë të drejtë për një seancë në këtë fushë. Zhvillimi i dy seancave stërvitore (Shqipëria dhe Hungaria) dhe i një ndeshjeje brenda 3 ditësh, do të ishin shkatërrimtare për fushën”. Dhales ka qenë kategorik në refuzimin e tij, kështu që FSHF i është drejtuar MTKRS-së, por edhe atje i është mbyllur dera në fytyrë. “Po flas më shumë si një ish-trajner, sesa si shef i Drejtorisë së Sporteve, thekson Vasil Bici. Ju lutem përgjegjësve në FSHF të mos e dramatizojnë situatën, të mos bëjnë provokime. Në asnjë rregullore, asnjë kombëtare vendase, në asnjë vend të botës, nuk bën stërvitje në stadiumin ku kluhet ndeshja. Ke kemi luajtur në Njukasëll dhe Londër kundër Anglisë dhe vetëm ne kemi bërë një seancë stërvitore një ditë parë në ‘St. Xhejms Park‘ apo ‘Uemblli‘, ndërsa kombëtarja angleze nuk ka stërvitur asnjëherë në atë stadium. Kjo duket më shumë si një zhurmë për t‘i bërë parapritë një rezultati negativ të mundshëm. Unë i them se nuk duhet të prishim rregullin se dëshiron FSHF, por u bëj thirrje të japin maksimumin në ndeshjen e së shtunës, ku do të ketë mbështetjen tonë dhe të gjithë tifozëve shqiptarë”.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi