Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tek Interi, kthehem po më detyruan...

Shko poshtë

Tek Interi, kthehem po më detyruan... Empty Tek Interi, kthehem po më detyruan...

Mesazh nga Erdoan 22/3/2009, 15:29

Pas pothuajse një viti heshtjeje, Roberto Mançini kthehet përpara telekamerave dhe në emisionin “L‘Era glaciale” rrëfen jetën e tij si i papunë. Ish-trajneri i Interit flet për gjithçka, duke filluar nga Morati e Murinjo, fëmijët, Berluskonin dhe përgjimet telefonike me kriminelin Domeniko Breshia. “Gazetat shkruajnë se do të kthehem tek Interi? Nuk i lexoj gazetat, por pavarësisht kësaj, mund të them se nuk është e vërtetë. Me presidentin Morati jemi takuar për çështje të tjera, por nuk kemi folur për këtë temë”, tha Mançini. Me këto pohime, ish-drejtuesi i stolit zikaltër “zbulon” se ndoshta palët mund të gjejnë akordin për prishjen konsensuale të kontratës.
Gjatë pyetjeve të gazetares Daria Binjardi, Mançini është dukur mjaft i rezervuar dhe çdo përgjigje fillonte me frazën “nuk e di…”. Mourinjo? Nuk e di… Morati? Nuk e di… Liga e Kampioneve? Nuk e di… Edhe kur pyetet nëse mund të rikthehet ndonjëherë në stolin e Interit, reagimi është i njëjtë: “Nuk e di… Nëse do të më thërrisnin? Në këtë rast jam i detyruar të shkoj, kam ende kontratë me klubin… Interi nuk ka nevojë për një trajner të ri. Megjithatë, në futboll nuk mund të thuash asnjëherë me siguri se çfarë do të ndodhë…”. Por, më tepër sesa me Moratin, Murinjon apo me Interin, Mançini është i zemëruar me mediat. “Gazetat duhet të dalin përditë dhe është normale që duhet të shkruajnë diçka, ishin fjalët e tij. Situata e futbollit jashtë fushave është përkeqësuar dhe mediat transmetojnë çdo lloj lajmi, thjesht për të ndihmuar shitjet. Kërkojnë vazhdimisht polemikat. Kemi arritur në atë pikë, sa po flitet shumë pak për vetë futbollin”. Për lojën e luajtur u fol pak edhe gjatë sezonit të kaluar, kur zikaltërit u eliminuan nga Liverpuli në Champions. Në konferencën për shtyp pas asaj ndeshjeje, Mançini “volli vrer”: “Mendoj se të eliminohesh nga një aktivitet nuk është asnjëherë diçka e bukur. Vitin e kaluar humbëm në Liverpul pas një gabimi të gjyqtarit, që nxori Materacin me karton të kuq, vetëm pas pak minutave lojë: ishte një largim dinjitoz”. Përse të gjitha ato akuza? “Kishte shumë arsye. Tentova ta largoja vëmendjen nga skuadra: të paktën nuk u diskutua më fakti që ishim eliminuar. Disa gjëra nuk po funksiononin mirë, por nuk kam pasur asnjëherë probleme me skuadrën, as me presidentin. Do të kisha preferuar që në disa raste Morati të ndërhynte për të zgjidhur disa çështje”. Në këtë pjesë, zëri i tij fillon të dridhet disi. Por, edhe pse largimi nga Champions “i djeg”, fytyra e Mançinit trishtohet kur kujton ditët pasardhëse dhe shkarkimin nga detyra menjëherë pas fitimit të titullit të tretë kampion në Serinë A. “Gabimi im zgjati një natë. Por, pas titullit, erdhi largimi im dhe deklarata për shtyp që bëri Interi nuk ishte e bukur. E keqe dhe e ftohtë, e shkruar nga një person që nuk ishte në lartësinë e kësaj situate. Mund të ishim ndarë me dashuri dhe mirëkuptim”.

Marre nga: Gazeta Shqip
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi