Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vllaznia, tri pike mes polemikave

Shko poshtë

Vllaznia, tri pike mes polemikave Empty Vllaznia, tri pike mes polemikave

Mesazh nga Erdoan 22/3/2009, 15:31

Futbolli shqiptar vazhdon të mos gjejë qetësi. Polemikat e radhës kanë ardhur nga Kategoria Superiore, në takimin e luajtur në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia fitoi 3-1 me Flamurtarin. Një rezultat, që feston në mënyrën më të bukur 90-vjetorin e krijimit të klubit. Megjithatë, ajo që ka ndodhur në minutat e fundit në fushën e lojës, por edhe me deklaratat pas ndeshjes, ka lënë një shije të hidhur. Shkodranët kanë kaluar në avantazh kur kronometri tregonte 13 minuta lojë, me Xhevahir Sukajn. Gjatë lojës, vendasit mund ta kishin thelluar më shumë rezultatin, por ata janë përballur me formën e shkëlqyer të portierit të Shpresave, Shpëtim Moçka, që me ndërhyrjet e tij, arriti të mbante në lojë vlonjatët. Loja ndryshoi në të 83-tën, kur miqtë barazuan shifrat me Devis Memën. Sulmuesi korçar përfitoi nga mosmarrëveshja e Smajlit me portierin Grima, duke e dërguar topin në rrjetë. Por, kur u krijua përshtypja se të besuarit e Dervish Haxhiosmanoviç do të bënin një tjetër hap fals në shtëpi, protagonist negativ bëhet gjyqtari Enea Jorgji. Kur mungonin vetëm tri minuta nga mbyllja e takimit, “xhaketa e zezë” fërshëlleu një penallti të dyshimtë në favor të Vllaznisë. Lojtarët e Flamurtarit e kanë kontestuar fuqishëm vendimin, madje në fushën e lojës kanë hyrë edhe trajneri Eqerem Memushi dhe shefi i klubit, Geri Çipi. Gjithçka ka ndodhur në sytë e Vim Surbier, krahut të djathtë të trajnerit të Kombëtares, Ari Han. Për të qetësuar situatën, është dashur ndërhyrja e forcave të rendit, ndërkohë që nga pika e bardhë, Suad Lici, nuk ka gabuar dhe kaloi kuqeblutë sërish në avantazh. Ndeshja ka vazhduar në mënyrë formale, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve vlonjatë nuk kanë luajtur. Madje, Vllaznia shënoi edhe golin e tretë me Sukajn, edhe falë “bashkëpunimit” të portierit Moçka, i cili nuk ka tentuar ta frenojë topin. Në fund të ndeshjes, Çipi u tregua shumë i prerë, duke deklaruar: “Vazhdojmë të vuajmë pasojat e vendimeve të dyshimta të gjyqtarëve. Flamurtari po dëmtohet nga kjo mënyrë arbitrimi dhe kjo u pa edhe sot në Shkodër. Vllaznisë iu akordua një penallti e dyshimtë në momentin kur loja po përfundonte në barazim 1-1. Nëse sipas pamjeve filmike konstatojmë se 11-metërshi ishte inekzistent, atëherë do të bojkotojmë kampionatin. Kështu nuk vazhdohet më”.
Në ndeshjet e tjera fitojnë Tirana dhe Dinamo. Bardheblutë kalojnë 2-0 Apoloninë, ndërkohë që me të njëjtin rezultat skuadra e Shkëlqim Muçës “fundosi” Elbasanin. Partizani fiton në mënyrë surprizë në fushën e Shkumbinit. Të kuqtë morën tri pikë me shumë vlera pas golit të zëvendësuesit Maho në kohën shtesë. Besa kalon 2-0 Teutën, ndërsa Lushnja, pas triumfit 1-0 me Bylisin i largohet vendit të fundit.
Superiore / Java 25
Tirana-Apolonia 2-0
Devolli 30‘, Muka 74‘
Vllaznia-Flamurtari 3-1
Sukaj 13‘, 90‘+1‘, Lici (11m) 87‘ / Mema 83‘
Dinamo-Elbasani 2-0
Bakaj 22‘, Plaku 89‘
Shkumbini-Partizani 0-1
Maho 90‘+4‘
Besa-Teuta 2-0
Progni 8‘, Haliti 85‘
Lushnja-Bylis 1-0
Bubeqi 16‘
Klasifikimi
N P
1. Tirana 25 48
2. Vllaznia 25 48
3. Dinamo 25 44
4. Shkumbini 25 38
5. Besa 25 37
6. Teuta 25 32
7. Flamurtari 25 29
8. Partizani 25 29
9. Elbasani 25 27
10. Lushnja 25 25
11. Apolonia 25 24
12. Bylis 25 23

Marre nga: Gazeta Shqip
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi