Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne Eurovizion do te shihni nje Kejsi tjeter

Shko poshtë

Ne Eurovizion do te shihni nje Kejsi tjeter Empty Ne Eurovizion do te shihni nje Kejsi tjeter

Mesazh nga Erdoan 26/3/2009, 18:58

Ka hapur një studio në Athinë dhe punon si pedagog joge, hip-hop-i, apo danci modern. Është 33 vjeç, jeton në Greqi dhe kjo do të jetë hera e tij e dytë në Eurovizion. Pas koreografisë së një
viti më parë me Kalomirën, këtë herë do të jetë koreografi i Kejsi Tolës, në konkurrimin e Shqipërisë në Eurovizion. Julian Bulku tregon për “Panorama Plus”, se si do të jetë performanca e këngëtares 16 vjeçare në skenën e Moskës:
Do jeni koreografi i Kejsi Tolës në Festivalin Evropain, që do organizohet në Rusi. Si u vendos të ishit ju?
Duke pyetur veten sa dëshirë kisha që të përfaqësoja Shqipërinë në Eurosong, telefonova Zamira Kolecin, e cila u tregua shumë e gatshme për bashkëpunimin tim në këtë projekt. U takuam menjëherë me drejtorin e RTSH-së, Petrit Becin, kompozitorin dhe poetin e këngës dhe ramë dakord, që në këtë përfaqësim të Shqipërisë të isha dhe unë.
Sa është pagesa, që ju ka bërë TVSH-ja për këtë projekt?
Më duket se po flasim për përfaqësimin e vendit tim në Eurosong.
Po kush është Julian Bulku?
Jam 33 vjeç dhe jam shumë i kënaqur me çfarë më ka sjellë jeta deri tani. Karriera ime si artist ka filluar, që atëherë kur nisa të studioj për balet, dhe vazhdon ende si krijues baleti.
Vitin e kaluar ju punuat për këngëtaren greke Kalomira në Eurovizion. Çfarë ndryshon në këndvështrimin tuaj për koreografinë
e Kejsit?
Duke marrë parasysh që unë jam krijues, nuk besoj se koreografia e Kalomirës mund të ngjajë me të Kejsit. Janë dy artiste të ndryshme, nga mosha dhe personaliteti.
Kemi parë deri tani një Kejsi të përmbajtur në skenë. Ju cilën Kejsi do na ofroni nëpërmjet Eurovizionit?
Kejsi është një vajzë me energji pozitive, dhe artiste që e ka treguar veten. Duke marrë parasysh një vajzë 16 vjeçare me dëshirë dhe pasion për rrugën artistike që ka nisur them se do japë maksi- mumin. Kam shumë besim te Kejsi se do të jetë vetvetja.
Nga eksperienca juaj e një viti më parë në Eurovizion, mund të na rrëfeni se si i keni parë gjërat nga afër, si ju janë dukur?
Duke pasur parasysh që “Eurosong”, përveçse një konkurs artistik është kthyer dhe një konkurs politik mes shteteve, mendoj se duke punuar për një qëllim të përbashkët, Shqipëria do ketë një paraqitje të shkëlqyer.
Një koreograf sa pikë mund t’i japë një konkurrimi të tillë?
Një koreograf mund t’i japë shumë shpjegime një kënge dhe ta ndjejë, me qëllimin që publiku ta pëlqejë. Por një koreograf nuk mund të ndryshojë gjë pa kërcimtarët, që do zbukurojnë punën. Kështu që duke punuar me artistët e duhur mund të realizojmë një pjesëmarrje të shkëlqyer. Jemi duke menduar për tre balerinë djem ndër më të mirët.
Dhe një pyetje thjesht për kuriozitet nisur nga mbiemri juaj. Çfarë ju lidh me aktoren Rajmonda Bulku?
Po jemi kushërinj dhe dy shokë shumë të dashur. “I love Monda fan club”.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi