Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Getoar Selimi ben operacion hunden

Shko poshtë

Getoar Selimi ben operacion hunden Empty Getoar Selimi ben operacion hunden

Mesazh nga Erdoan 22/3/2009, 15:37

Është karizmatik, tërheqës, dhe ndër artistët më të pëlqyer nga fanset femra. Por këtë herë nuk po merremi me këtë çështje dhe bashkëpunimet e tij pikante me këngëtaret më seksi shqiptare dhe kosovare. Por për look-un e tij. Nëse Getoari që shihni ju duket më i bukur dhe me tipare më të rregullta se më parë, e shumë në harmoni me njëra-tjetrën është momenti ta themi pse… sepse ai ka bërë operacion hundën. Kështu Geti, siç e njohin dhe i flasin shkurt miqtë dhe fansat, mund të jetë ndër të vetmit artistë shqiptarë meshkuj që nuk ka pyetur fare për paragjykimet apo fjalët që mund të thuhen, kur ka marrë vendimin të bëjë një ndërhyrje plastike në hundë. Këtë ndryshim, mund ta kuptoni nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë të një fotoje të këngëtarit para se të bënte ndërhyrjen plastike, dhe të një fotoje të re të fundit. Dikur ai mbante syze të mëdha dhe flokë të gjata, ndërsa tani gjithçka duket perfekte, kështu pa pasur nevojë të bëjë truke të tilla për t’u dukur në rregull ai duket më në formë se kurrë. Vetëm disa javë më parë Geti ishte në Tiranë, në një party të madhe në pub Venue ku dha koncert me këngetaren Soni Malaj. Lideri i grupit “Tingulli 3nt” shquhet në fakt për natyrën moskokëçarëse dhe tipin ekspresiv. Si një reper i vërtetë, performancat dhe këngët e tij janë të gjitha të veçanta, ashtu siç ishte dhe bashkëpunimi i fundit me Sonin, ku ai u shfaq në klip duke u puthur me figuranten e klipit. Në lidhje me jetën private, edhe pse nuk kanë munguar thashethemet, ai nuk ka pranuar kurrë t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Gjithsesi, së fundi flitet për një rikthim të tij me Hana Shehun, prezantuesen simpatike të një emisioni rinor në ekranet e Prishtinës.

Marre nga: Panorama Plus
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi