Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vesa Luma kapet mat me nje djale brun

Shko poshtë

Vesa Luma kapet mat me nje djale brun Empty Vesa Luma kapet mat me nje djale brun

Mesazh nga Erdoan 22/3/2009, 15:40

Vesa Luma ka mbi dy vite që frekuentohet me vëllain e aktores së njohur Arta Dobroshi. Që në fillim ajo e ka deklaruar hapur këtë lidhje ndryshe nga koleget e saj, të cilat bëjnë ç’është e mundur, që të mos ekspozohen në publik. Vesa ka ardhur edhe në Tiranë shumë shpesh e shoqëruar nga miku i saj, i cili i ka ndenjur pranë në të gjitha aktivitetet e saj. Ndërkohë, ka disa herë që Vesa kur vjen në Tiranë nuk është e shoqëruar nga zoti Dobroshi. Jo vetëm kaq, por disa kolegë të saj tregojnë se ajo po shoqërohet vazhdimisht me një djalë brun. Disa ditë më parë Vesa ishte në një nga lokalet e natës së Tiranës. Paparaci ynë e kap në këto foto që po publikojmë për ju. Nuk e dimë nëse ky është një mik i Vesës, një i panjohur apo ai bruni për të cilin flasin të njohurit e saj. Madje, disa të tjerë pohojnë se Vesa me mikun nga Kosova po përjetojnë një marrëdhënie krize. Natyrisht, në çdo çift marrëdhëniet kanë ulje ngritjet e tyre, ndërkohë që ne nuk e dimë nëse kriza mes tyre është kalimitare apo diçka serioze. Shpresojmë të marrim shpejegime nga vetë Vesa në javët në vazhdim.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi