Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY

3 posters

Shko poshtë

Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY Empty Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY

Mesazh nga Erdoan 27/3/2009, 21:17

Ka qenë shumë e lumtur në përvjetorin e saj të 20-të këngëtarja Emi, apo siç njihet nga të gjithë ‘Emmy’. Një ditëlindje e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme mes miqve dhe kolegëve, por pa të dashur , të gjithë të mbledhur në një lokal luksoz në mes të zonës së ‘ish-bllokut’. Festa ka nisur që në orën 20:00 të mbrëmjes dhe ka vijuar deri pas mesnate. Në hyrje të derës Emi fillimisht i ka pritur të gjithë duke i takuar e përshëndetur ndërsa këtyre të fundit u bënte përshtypje veshja e shndritshme që ajo vendosi të mbante në këtë 20 vjetor . Dhe shiheni…një fustan paksa ekstravagant që i ka nxjerrë në pah fizikun, jo të zbuluar më parë në klipet e saj të deritanishme.
Sa serioz ky Flori!
Momentalisht është një ndër këngëtarët dhe tekstshkruesit më të mirë të muzikës bashkëkohore. Pavarësisht kësaj Flori, një ndër pjesëtarët e grupit “West Side Family”, është treguar gjithmonë modest. Ndonëse fotoja të krijon një tjetër përshtypje për shkak të indiferencës së treguar , mund të thuhet se ai është mjaft miqsor dhe dashamirës jo vetëm ndaj të njohurve, por mbase…mbase, serioziteti i treguar në këtë bisedë me Sonin i dedikohet jetës familjare të nisur prej disa kohësh tashme.
Stine nën shoqërinë e Ingrid Gjonit
Në ditëlindjen e Emit është prezantuar vetëm, e jo nën shoqërinë e ndonjë vajze që mund të konsiderohej si partnerja e tij. Por përsëri është gjendur mes miqve dhe një prej tyre është Ingrid Gjoni me të cilën ka kërcyer edhe disa këngë nën tingujt e muzikës që u pëlqen më shumë. Ashtu sikurse vihet re Stine ka ndryshuar tërësisht look. Jo më flokë të gjatë dhe të thurur në gërsheta të vegjël por të prerë dhe të drejtuar. Një tjetër pamje kjo e Stines për të cilën ka marrë shumë komplimenta dhe sigurisht nuk është ndjerë keq…
Kastro tap, ‘shthurjet’ e festes
Kot nuk thonë se kur mblidhesh për qejf, nuk e vret më mendjen për askënd. Një ka ditëlindjen dhe 100 tërbohen. Cigare, alkool dhe çmenduri pafund në ditëlindjen e Emit, dhe më shumë se askush tjetër këtë e reflekton Kastro Zizo. Shiheni me vëmendje. Tërësisht i ardhur në qejf për shkak të alkool-it, Kastro kërcen gjatë gjithë kohës, ngacmon të tjerët dhe bën humor me batuta nga më të ndryshmet. Shumëkush mund të trembet teksa e sheh me këtë thikë në dorë, por Kastro di ta kontrollojë veten dhe nuk bën gjë tjetër veçse i fut edhe një tjetër prerje tortës së prekur për herë të parë tashmë nga Emi, kur fiku qirinjtë. Si për ta përmbyllur në fund, një përlyerje me tortë shkaktoi edhe ‘zemërimin’ e disa të pranishmëve, që donte me patjetër të kryente traditën.
Soni, Vulgaritetet e drejtuar kujt…??
Mbase nuk e kupton që nuk është më në moshën e një adoleshenti të cilit veprime të tilla i lejohen, por një djalë i pjekur e për më tepër person publik ku sjelljet që bën mund të shkaktojnë bezdi dhe njëkohësisht habi tek të tjerët. Shihini veprimet e Sonit në këtë imazh. Aspak të pranueshme për vendin në të cilin ndodhet dhe po aspak respekt i treguar ndaj personit të cilit i drejtohet. Mesa duket, në këto momente Sonit po i bëhet një foto, ku vajza që ka për krah me të cilën dhe është prezantuar në këtë festë, pretendon se do të realizohet bukur për të qenë vërtet një kujtim, por nuk është kështu. Ndoshta do të trishtohet teksa do të shohë pikërisht këtë gjest të tij pa kurrëfarë mirësjellje në publik.
Rozi me ngut
Mezi ka mundur të qëndrojë për pak minuta në festën e ditëlindjes së shoqes së saj Emi, dhe më pas të ikë me shpejtësi. E ka patur vërtet me ngut Rozana për shkak të angazhimeve që ka. Gjithsesi nuk ka dashur t’ia prishë qejfin Emit, dhe ka qenë e pranishme me gjithë qejf. Sapo e ka parë, Stine i ka dhuruar një përqafim Rozit, dhe më pas pranë tyre ka ardhur edhe Ingridi duke folur e qeshur me njëri tjetrin.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY Empty Re: Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY

Mesazh nga Genta 8/4/2009, 20:02

ppapaapp...ca bahet ne tiran!!!!!!!uauauuaaaa
Genta
Genta
Shefja
Shefja


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY Empty Re: Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY

Mesazh nga Kledia 8/4/2009, 22:13

jan njerez te perparum....hahaahahahah
Kledia
Kledia
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY Empty Re: Te gjithe "tap" ne ditelindjen e EMMY

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi