Xhemi viziton per here te pare prinderit e te dashurit
3 posters
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1
Xhemi viziton per here te pare prinderit e te dashurit
Xhemi Shehu dhe i dashuri i saj, Visi duket se e kanë çuar lidhjen e tyre në një pikë shumë serioze. Nëse mund të quhet ose jo fejesë, kjo pak rëndësi ka përderisa ata kanë bërë hapin e parë të “zyrtarizimit” të lidhjes dhe njohjes me prindërit e njëri-tjetrit. Kështu, pak ditë më parë Xhemi ka takuar vjehrrin dhe vjehrrën e ardhshme, në një vizitë që ka bërë në shtëpinë e tyre.
Arsyeja ka qenë ditëlindja e babait të Visit, që ka shërbyer dhe si një rast njohjeje më nga afër e tyre, me të dashurën bukuroshe të djalit të tyre. Nuk dihet nëse kanë bërë plane për martesë, por një gjë është e sigurt që lidhja e tyre po shkon mirë dhe ata janë duke e shijuar këtë moment. Madje, këtë kohë ata janë pothuaj ndër të paktët çifte, që duket se janë larguar edhe nga frekuentimi i jetës së natës. Lidhja që u bë publike më shumë se një vit më parë, në fakt kishte shumë muaj që kishte filluar, por që ishte mbajtur deri diku sekret nga të dy, me dalje të kontrolluara, ose argëtime jashtë Tiranës.
Edhe pse ka kohë që flitet për një fejesë të mundshme, deri tani nuk është bërë ende një ceremoni e tillë. Në fakt, prindërit e të dyve kanë qenë në dijeni herët për këtë lidhje, por prezantimi i dy familjeve është bërë vetëm para disa ditëve në shtëpinë e Visit. Ishte pikërisht Visi, djali për të cilin Xhemi braktisi Italinë dhe karrierën televizive, që tentoi të niste atje.
Duke e parë si një marrëdhënie serioze dhe të rëndësishme në jetën e saj, ajo vendosi të kthehej pranë të dashurit, me të cilin është parë gjithmonë e më shumë, edhe në ambiente publike. Paparaci ynë arriti t’i fotografojë për herë të parë së bashku një vit më parë një fundjavë në Voskopojë, ku Xhemi dhe Visi kishin shkuar për të pushuar dhe për t’u larguar nga përditshmëria e Tiranës.
Që atëherë ata nuk u fshehën më, ndërkohë që tani i sheh bashkë në aktivitetet e ndryshme artistike. Aktualisht, Visi punon për studion e tij grafike, ndërsa Xhemi siç e kemi të gjithë çdo të diel në krah të Adi Krastës, si drejtuesja e programit “E diell”. Karriera e saj televizive, ka filluar në vitin 2003, kur u shfaq në ekran për herë të parë si velinë e “Fiks Fare”.
Më pas ajo ishte protagoniste në spektakle si; “Portokalli”, “Top Fest”, “Shtojzovallet” dhe “Kjo ishte loja”, dhe pas kësaj periudhe pati një shkëputje, për t’u shfaqur në ekranet italiane, pikërisht në “Rai Uno” dhe më pas një projekt tjetër në “Canale 5” me Paolo Bonolis, të cilin e la në mes, për t’u rikthyer në Tiranë dhe vijuar nga e para studimet e larta. Dhe nuk i doli keq.
Marre nga: Panorama Plus

Erdoan- Admin
Re: Xhemi viziton per here te pare prinderit e te dashurit
s'ka faj xhemi, sepse eshte shume person i kerkuar..
Kledia- Antar/e Aktiv
Re: Xhemi viziton per here te pare prinderit e te dashurit
mu me pelqen shume xhemi...e ka rregullu jeten
Genta- Shefja
Re: Xhemi viziton per here te pare prinderit e te dashurit
edhe mu me pelqen !!!!!!!!!! hahaha
Erdoan- Admin
Similar topics
» Dua te me qetesosh prinderit
» Si ka qene per ju hera e pare?
» shkronja e pare e njejte
» Celulari i parë me tastierë të xhamtë
» Me 13 maj Shqiperia ndan trofeun e pare
» Si ka qene per ju hera e pare?
» shkronja e pare e njejte
» Celulari i parë me tastierë të xhamtë
» Me 13 maj Shqiperia ndan trofeun e pare
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|