Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Button triumfon. Skuderia “Ferrari” zhgenjen tifozerine

Shko poshtë

Button triumfon. Skuderia “Ferrari” zhgenjen tifozerine Empty Button triumfon. Skuderia “Ferrari” zhgenjen tifozerine

Mesazh nga >>>1<<< 31/3/2009, 00:56

Revolucion dhe spektakël. Nëse para disa muajsh ndokush do t‘ju kishte thënë se gara e parë e Botërorit 2009 do të ishte një sfidë mes BraunGP (ish-Honda) dhe Red Bull-it, natyrisht që do të kishit qeshur me të madhe. Ama ndodhi pikërisht kështu edhe pse jemi në pritje të vendimit të FIA-s, më 14 prill, mbi makinat e kontestuara.
E pabesueshme - Fitoi Xhenson Baton, me njëvendëshen e sapolindur të ish-ferraristëve. Dhe në podium, pas shpinës së tij, zunë vend Rubens Barrikelo dhe Jarno Truli me Tojotën. Por kjo sa për pëplasjen, tri xhiro nga përfundimi, mes Sebastian Vetel dhe Robert Kubika (në luftë për vendin e dytë). Që të dy të eliminuar me safety-car në pistë, deri te flamuri me kuti shahu.
Çudirat - Gara, e cila ishte shumë zbavitëse, kishte gjithmonë Baton në krye dhe Vetel pas shpinës së tij. Pas tyre ishte një mishmash tejkalimesh, teknikash të ndryshme, ndryshime të papritura konkurrence si pasojë e furnizimeve me benzinë, por mbi të gjitha gomave: super të butat nuk i merrnin mirë superxhirot, duke bërë kështu të domosdoshme humbiste terren. Si ai i Kubikës në finale, ose si ai i Trulit, që u nis pothuajse i fundit dhe mbërriti në podium. Por Vetel e Truli penalizohen pas garës, ndërsa Ljuis Hemilton, me një MekLaren që mundi të bënte gjithçka, përveçse të fitonte, në fund përfitoi një vend të tretë, që e ngjiti në pod.
Zhgënjimi - Garimi i Ferrarit, i nisur mirë me një start agresiv si për Masën, ashtu dhe për Raikonen, u mbyt totalisht pothuajse 20 xhiro para mbarimit të garës. Në fillim një pit-stop totalisht i parakohshëm për brazilianin, pastaj një prekje muri për Kimin që u detyrua të rihyjë për një kontroll dhe, në fund, “KO”-ja e makinës së Felipes (probleme të drejtueshmërisë së makinës, sipas pilotit). U mbyll me tërheqjen e Raikonen. Bilanci final: 0 pikë dhe konfirmimi i dyshimeve të ngritura mbi besueshmërinë.
As skenaristët e Hollivudit s‘do ta kishin imagjinuar më bukur. Protagonisti i filmit të shfaqur në GP të Australisë, e di këtë. “Është një histori me fund të lumtur”, thotë Xhenson Baton. Anglezi i mori të gjitha: polet dhe fitoren me BraunGP. “Shpresoj të vazhdojmë kështu, të luftojmë e të mbesim konkurrues”, shpjegon Xhenson. “Duhet të tentojmë të rrimë në majë. Me punën e mrekullueshme të skuadrës, tani do të çajmë edhe në Malajzi. Së jashtmi, gjërat duken më të thjeshta nga sa janë, po kur safety-car hyri në pistë, fillova të ndiej lodhjen. S‘po mbaja dot gomat në temperaturë, makina dridhej. E kalova pragun me flamurët e verdhë, por nuk po më interesonte asgjë tjetër veç fitores dhe unë fitova”.
Felipe Masa është shumë i hidhur. “Ishte e pamundur t‘i arrije BraunGP-të, por mendoja se do të bëja garim të bukur. Në pit-stopin e parë ndalova se goma nuk punonte, u çorientova pas 5-6 xhirove dhe rihyra para parashikimit. Skuadra zgjodhi 3 ndalesa për mua dhe 2 për Kimin, duke më shkatërruar strategjinë, sepse pastaj hyri safety-car. Kimi filozofon: “E ç‘t‘i bëjmë? Bëra një gabim dhe u përplasa me murin. Është fillim i keq kampionati, por kemi kohë të reagojmë. Më vjen keq vetëm që s‘morëm pikë. Ndërsa Vetel shprehet se është idiot dhe se duhej ta linte Kubikën të kalonte, vetë Kubika thotë se i vjen shumë inat për këtë, meqë deri në atë moment kishte një rezultat të shkëlqyer.
Pilotët
Klasifikimi
Pilotët Pikët
1. Xh. Baton BraunGP 10
2. R. Barrikelo BraunGP 8
3. L. Hemilton MekLaren 6
4. T. Glok Tojota 5
5. F. Alonso Renault 4
6. N. Rosberg Uilliams 3
7. S. Buemi Toro Roso 2
8. S. Bourdais Toro Roso 1
9. J. Truli Tojota 0
10. K. Raikonen Ferrari 0
Konstruktorët
Klasifikimi
Skuadrat Pikët
1. BraunGP 18
2. MekLaren 6
3. Tojota 5
4. Renault 4
5. Uilliams 3
6. Toro Roso 3
7. Red Bull 0
8. BMV Sauber 0
9. Force India 0
10. Ferrari 0
>>>1<<<
>>>1<<<
Shefi
Shefi


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi