Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interviste: Zajmina flet për këngën e re

Shko poshtë

Interviste: Zajmina flet për këngën e re Empty Interviste: Zajmina flet për këngën e re

Mesazh nga Erdoan 1/4/2009, 14:41

Zajmina flet për këngën e re, por jo për të dashurin

Si mania e gjithë të rinjve, edhe ajo është pasionuar shumë duke kaluar shumë kohë (aq sa ka të lirë) në internet, në ‘Facebook’. E pikërisht këtu ka lindur dhe frymëzimi për të krijuar një këngë të re e cila e ka ndryshuar si në pamje ashtu edhe në performanca. Kështu shfaqet këtë herë Zajmina, me një bashkëpunim të ri me Flori Mumajesin dhe Big Bastën. Shumë kënaqësi por edhe momente delikate i kanë falur këngëtares xhirimet e klipit më të fundit. Zajmina tashmë e ndjen veten më të rritur profesionalisht por jo vetëm dhe në këtë intervistë ajo rrëfen të rejat më të fundit edhe për jetën private.

Interviste: Zajmina flet për këngën e re F.0401003029455_m


‘Facebook’, klipi yt më i ri? I dedikohet pikërisht tendencës më të fundit të të rinjve?

Duke qenë se tashmë Facebook-u është kthyer në një mani për të gjithë, vendosa të bëj një material rreth tij, por me duhet të them që është edhe meritë kryesore e Florian Mumajesit sepse fillimisht ishte ideja e tij, më pas Big Basta shkruajti tekstin.

Klipi është i veçantë në llojin e tij. Ku e ke xhiruar atë dhe sa kanë zgjatur filmimet?

Gjithçka është mbyllur brenda një dite falë punës përgatitore për gati një muaj. Do të doja të falënderoja të gjithë stafin që u kujdes për këtë klip duke filluar nga motra ime që qëndron në krye të çdo gjëje që është parë në televizor nga shikuesit, parukieren time Elona Balaj që ndryshoi look-un tim edhe këtë herë, Arlin Academy Silhouette për koreografinë. Gjithashtu një falënderim i veçantë është për bashkëpunëtorët e mi të përhershëm ‘Supersonic Production’ që më bëjnë gjithmonë të ndihem e përkëdhelur si artiste, sinqerisht që e vlerësoj shumë. Së fundi, por kuptohet jo më pak i rëndësishëm ka qenë regjisori i klipit Gentian Ferhati, i cili ka bërë një punë për t’u admiruar.

Interviste: Zajmina flet për këngën e re Zajmina3


Ke bërë një tjetër ndryshim në look. Më mirë me flokë të gjatë?

Ishte diçka e menduar gjatë sepse unë e kisha vendosur që flokët do i ndryshoja sërish për klipin e ri dhe look-u që kam tani besoj se pati impakt mjaft pozitiv dhe mbi të gjitha edhe unë ndjehem mirë me të.

E duke mbetur tek Facebook-u, në internet prej disa ditësh qarkullojnë urimet se ke patur ditëlindjen por ndërkohë nuk mësuam për ndonjë festë të organizuar nga ti. Ka qenë një festë intime?

Jo nuk është fare e vërtetë. Fatkeqësisht ky është një problem për të cilin unë jam ankuar edhe në sitin zyrtar të ‘fcb’ por ende nuk i është dhënë një zgjidhje. Ekzistojnë disa ``ZAJMINA`` dhe njëra prej tyre ka pasur ditëlindjen por jo unë. Unë e kam në 17 Qershor. Është e tmerrshme sepse kam marrë shumë mesazhe urimi edhe në celular por nuk di çfarë të bëj për momentin, thjesht do doja që njerëzit të sigurohen që ndodhen vërtet në faqen time.

Si po shkojnë punët me biznesin tuaj, me fustanet e nusërisë?

Biznesi po shkon shumë mirë dhe jam vërtet e lumtur për këtë.

Sa kohe shpenzon në dyqan?

Në fakt nuk kam qëndruar shumë këtë periudhe për shkak të angazhimeve të mia muzikore por pjesën tjetër të kohës që ndodhem në Shqipëri jam në dyqan.

Si janë këto kohë pasditet e Zajminës?

Nuk kam fare kohë të lirë këtë periudhë dhe edhe atë pak kohë që kam dua të fle por kryesisht kur nuk jam e lodhur më gjen në Facebook.

Personi më i afërt të cilit i rrëfehesh për gjithçka?

Motra ime pa dyshim.

Interviste: Zajmina flet për këngën e re Zajmina1


Mban inate apo mëri?

Fillimisht bëj sikur më ka mbetur shumë hatri, por kjo nuk zgjat shumë.

Herën e fundit që je nervozuar apo mbajtur inat me dikë? Si ke vepruar?

Gjatë xhirimeve mund të jem acaruar me pjesën më të madhe të stafit nga stresi por më kalonte menjëherë. Personat që më njohin prej kohësh e dinë qe e kam gjendje kalimtare dhe nuk ma vënë veshin fare.

Flitet se frekuentohesh me një djalë me të cilin ndihesh mirë. Ç’mund të na thuash rreth kësaj?

Asnjë gjë.

Dhurata apo surpriza më e fundit që ke bërë?

Motrës time një udhëtim sepse ajo i kam shumë qejf dhe u lodh shumë me mua për klipin.

Udhëtimi më i fundit?

Për këtë po flisja, do të jetë javën që vjen drejt Zvicrës, do të shkojmë për ski.

Projekti më i afërt?

Aktualisht po punoj për dy materiale të tjera që do të publikohen në verë.

Marre nga: Bluetooth
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi