Nuk e prisja qe ti te qaje
2 posters
Faqja 1 e 1
Nuk e prisja qe ti te qaje
“Nuk e prisja që ti të qaje!”- i ka thënë Arjoni Dritanit. Ai ka shtuar se mund të priste lotë nga kushdo, por vetëm nga Dritani, jo. Arjoni i ka thënë se e kishte kuptuar gjithashtu sesa i inatosur ishte ndjerë ai ato momente. “Pavarësisht se nuk dukej, por ti dhe Bika ishtit shumë të lidhur!” – ka thënë ai. Dritani ka shpjeguar se ishte mërzitur dhe inatosur shumë e për më tepër nuk dinte si t’ia thoshte Republikës që ishte ajo që duhet të linte shtëpinë. Ai tha se që kur kishte parë se në fund kishte ngelur Adela dhe Bika, ia kishte marrë mendja se ose Bjordi, ose ai, do të ishin ata që kishte zgjedhur Vëllai i Madh për t’ua komunikuar të nominuarave. Arjoni i tha se kishte parandjerë të njëjtën gjë. “Kur i pashë të dyja me sytë me lotë, - ka thënë Dritani, - fillova të qaja. Vetëm kapa Adelën për krahu, nuk mund të thosha dot gjë tjetër!”
Erdoan- Admin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|