Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femijet e konservojne informacionin e prinderve

Shko poshtë

Femijet e konservojne informacionin e prinderve Empty Femijet e konservojne informacionin e prinderve

Mesazh nga Erdoan 7/4/2009, 00:15

Te gjithe prinderve u ndodh te vene re se femijet e tyre ne me te shumten e rasteve bejne te kunderten e atyre qe u keshillojme, por shkenca ka nje lajm te mire per te gjithe prinderit qe kane probleme te theksuara me kete “ves” te femijeve.
Ne te vertete, fjalet e prinderve nuk hyjne nga njeri vesh dhe dalin nga tjetri pa lene gjurme, por ato konservohen ne trurin e femijes per t’u perdorur ne te ardhmen. Ne kete studim kane dale nje grup shkencetaresh nga Universiteti i Kolorados ne SHBA. “E kam filluar kerkimin duke menduar se do dilja ne perfundime krejt te ndryshme. Shume studiues mendojne se femijet perpiqen te imitojne te rriturit por sipas studimit tone dalim ne perfundimin se mendja e tyre eshte shume e ndryshme”, shprehet psikologu Yuko Munakata.
Per kete eksperiment kerkuesit kane perdorur nje videoloje per femijet me nje teknike qe mat sforcimin e tyre celebral. Ne studim kane marre pjese femije te grupmoshes 3-8 vjec duke iu nenshtruar nje loje shume te thjeshte. Ata ndoqen disa rregulla te thjeshta, duke klikuar ne ekran per kartonin e preferuar te tyre. Ne momentin qe ata pane ne ekran nje shenje qe personifikonte buzeqeshjen, femijet klikuan mbi personazhin “Blue” qe njihet per batutat dhe te qeshuren e tij, ndersa ne momentin qe ata pane nje fytyre te merzitur klikuan mbi “SpongeBob”.
Sipas te dhenave, 2 ne 3 femije treguan se nuk perqendroheshin dot tek e tashmja dhe e ardhmja, prandaj ata kerkonin ndihmen e se shkuares ne tru kur kishin nevoje. Praktikisht, shume pak nga ato qe thone prinderit shkojne dem pasi femijet i perdorin ne nje moment qe ata vertete kane nevoje. Ky zbulim do publikohet i plote ne revisten shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Marre nga: Top Channel
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi