Do shikoj drejt qellimit tim
Faqja 1 e 1
Do shikoj drejt qellimit tim
Pas mbarimit të provës javore banorët janë mbledhur për të rinisur temën e Qetsorit. Ai i pyet banorët në lidhje me konceptin e të resë si dhe nëse kjo sjell fuqi. Adi thotë që sipas tij e reja duhet të ndërtohet mbi të vjetrën. Adelajda i thotë që sipas mendimit të saj reja ka fuqi, ka cilësi , por dhe e vjetra ka cilësi pasi ka eksperiencë. Aida mendon që identiteti i ri duhet të ndërtohet mbi të vjetrin, por pa e shembur atë. Ari merr si shembull Tiranën për të shprehur idenë e tij në lidhje me temën. Sipas tij është vizioni që ke për gjërat ajo që të përcakton si të vjetër apo e re. Adelajda kërkon që tema të bëhet më konkrete dhe për këtë e lidh me ardhjen e banorëve të rinj. Sipas saj po mos të kishin ardhur banorët e rinj ato do kishin rënë në monotoni. Ajo thotë që kjo solli dhe anët negative , por ajo mendon se avantazhi i saj është fakti që ka hyrë që në fillim. Adi thotë:-“Nuk dua të di nëse jam i ri apo i vjetër, por të shikoj vetëm përpara drejt qëllimit që kam!” Ari thotë që ai ka hyrë brenda në shtëpi për të përcjellë disa mesazhe më njerëzore.
>>>1<<<- Shefi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|