Ari: Nuk jam ura e askujt
Faqja 1 e 1
Ari: Nuk jam ura e askujt
Aida kërkon të sqarohet me Arin në lidhje me shprehjen “urë” që i kishte thënë. Ajo i thotë që i kërkon ndjesë, për arsye që për Arin mund të jetë e rëndë si fjalë. Ai i thotë që është opinioni i saj , por ai do vazhdojë të tregojë që nuk është ‘ura’ e askujt. Aida i thotë:-“Unë nuk dua që të jesh ti që të dalësh!” Sipas saj ka persona të tjerë që e meritojnë për të dalë para tij. Qetsori i bën kafen Arit dhe i thotë:-“Ishalla të ngectë në grykë!” Ari e dëgjon dhe thotë:-“Kjo është fjala më e sinqertë që dëgjoj këtu!” Duke diskutuar për Qetsorin Ari thotë:-“Ma keni bërë si lugat Qetsorin!” Në kopësht vjen dhe Qetsori dhe diskutojnë për provën e javës. Juna i thotë Arit që duhet të jetë më serioz gjatë provës. Ai i thotë:-“Unë di të bëj dhe punën dhe shakanë!” Qetsori mendon që gjatë provës duhet dhe të argëtohen. Ato e kalojnë bisedën tek nominimet. Ari i thotë Qetsorit që fakti që ai e nominoi atë nuk e pengon që të luaj futboll me të. Arjoni i thotë që nuk duhet t`i mendojë këto gjëra.
>>>1<<<- Shefi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|