Sot u zgjove 20 vjec
Faqja 1 e 1
Sot u zgjove 20 vjec
Banorët kanë diskutuar për surprizën e ditëlindjes së Mimozës. Adelajda duke qëndruar me Adin në kopësht i ka treguar për idenë e saj dhe të Bjordit. Ajo i thotë që t`i thonë Vëllait të Madh kur të shkojë ora 12 për ta uruar. Me ta bashkohet dhe Anjeza . Adi mendon që t`i bëjnë ndonjë surprizë për të qeshur. Ai shton:-“T`i bëjmë ndonjë gjë që ka lidhje me Polin!” Anjeza mendon që në darkë të vishen të gjithë me rrobdishanë dhe t`i shkojnë me tullumbaca nëpër duar duke i kënduar këngën e urimit. Adi thotë që në darkë thjesht ta urojnë dhe t`i mbushin dhomën me tullumbaca ndërkohë që ajo është në gjumë, që kur të zgjohet të gjej surprizën. Ai mendon që në një pankartë të shkruajnë “E dashur, sot u zgjove 20 vjec”. Vajzat e pëlqejnë idenë e tij dhe shtojnë që cdo banor të lë një urim për Mimozën.
>>>1<<<- Shefi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|