Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pele: Maradona, shembull negativ per te rinjte

Shko poshtë

Pele: Maradona, shembull negativ per te rinjte Empty Pele: Maradona, shembull negativ per te rinjte

Mesazh nga Erdoan 23/3/2009, 19:20

Pele, apo Maradona? Është kjo pikëpyetja e madhe që shoqëron prej kohësh jo vetëm specialistët e futbollit, por edhe të gjithë të pasionuarit për lojën “magjike” me top, të cilët ende nuk kanë arritur në një përfundim konkret se cili prej dy gjigantëve të mësipërm është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Opinioni është i ndarë: disa thonë Pele, disa të tjerë thonë Maradona, por ka nga ata që thonë se ata të dy janë të pakrahasueshëm dhe shumë të mirë në llojin e tyre, sepse kanë luajtur në epoka të ndryshme. Ndoshta edhe ky fakt ka ndikuar në marrëdhëniet mes Peles dhe Maradonës, të cilat kanë qenë gjithmonë me ulje-ngritje. Këtë herë është sërish ish-ylli brazilian i futbollit, ai që ka rezervuar disa fjali helmuese për ish-talentin argjentinas. Edson Arantes Do Nascimento, i njohur me nofkën Pele, ka sulmuar përsëri Diego Maradonën në një intervistë të dhënë për të përditshmen argjentinase “Clarin”. “Maradona është një shembull negativ për të rinjtë, ka deklaruar braziliani, ka qenë një futbollist i shkëlqyer, por më pas të gjithë kanë mundur të shikojnë se çfarë gabimesh të rënda ka bërë me jetën e tij”. Pastaj Pele ka vazhduar më tej, duke thumbuar me batutën tjetër, se edhe në fushë Maradona ka pasur disa limite: “Nuk dinte të luante me kokë, nuk ishte një lojtar i kompletuar”, përfundon ai.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi