Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pakt Morati-Murinjo, Champions ne dy vite

Shko poshtë

Pakt Morati-Murinjo, Champions ne dy vite Empty Pakt Morati-Murinjo, Champions ne dy vite

Mesazh nga Erdoan 23/3/2009, 19:20

“Po nëse unë dhe Morati të kemi diskutuar së bashku?” Kështu, me një batutë gjysmë shaka e gjysmë të vërtetë, vjen kundërpërgjigjja e Murinjos. Bazat e sezonit 2009-2010 janë hedhur tashmë. Në mesin e javës së ardhshme, portugezi do të shkojë në SHBA për të verifikuar strukturat e Uklas, ku Interi do të zhvillojë fazën përgatitore të verës. Ai dhe Morati kanë filluar që prej disa ditësh të diskutojnë planet respektive për të ardhmen. Mes tyre ka shumë të përbashkëta. Morati u tregua i ashpër në dhomat e zhveshjes, pas humbjes me Mançesterin, por mbi të gjitha ai e kishte me lojtarët e konsideruar si më të rëndësishmit, me ata më të paguarit. Madje, Morati ka shkuar edhe më tej, ka mbrojtur trajnerin pas dështimit ndaj Mançester Junajtid: “Askush nuk i ka kërkuar kurrë Murinjos të fitojë Champions me goditjen e parë. Gabon ai që thotë se është marrë vetëm për këtë. Projekti parashikon një kontratë 3-vjeçare për të vazhduar të udhëheqim në Itali dhe njëkohësisht të përmirësojmë në Evropë”.

Gjatë kontakteve mes tyre, duket se nuk është miratuar lista e gjatë e shpenzimeve. “Nuk është e vërtetë, ka thënë Murinjo, nuk ekziston asnjë listë, por vetëm një filozofi”. Ndërsa përgjigjja pozitive duket se ka ardhur për 3-4 blerje të rëndësishme (të paktën nga një për repart). Më pas, si detyrë ka qenë edhe ndërthurja graduale e më të mirëve nga ekipi i të rinjve. “Verën e ardhshme, konfirmon Murinjo, do të marrim në fazën përgatitore edhe tre të rinj, që sipas planeve tona do të mund të japin të njëjtat rezultate si Santon”. Sigurisht flitet për Luka Kaldirola (mbrojtësi qendror i datëlindjes ‘91) dhe Rene Krhin (18-vjeçari mesfushor slloven), ndërsa vendi i tretë do të ndahet mes Mikele Rixhone (mbrojtës), Xhoel Çukuma Obi (mesfushori krahu) dhe sulmuesit të talentuar Matia Destro. Nga investimet e mëdha ndër vite te të rinjtë do të vijnë fryte cilësore. Ky është një sektor që e ka bërë për vete Murinjon. “President, shiko Santonin. Do të bëhet si Majkon”, profetizonte vitin e kaluar pas vetëm 10 ditë stërvitje.

Morati e pëlqen shumë vëmendjen e portugezit për të rinjtë. Por e çmon edhe punën e bërë me Balotelin dhe menaxhimin e përgjithshëm të klubit: ndonjëherë Murinjo duket si katil, por portën e mban gjithmonë të hapur për të gjithë. I fundit i “rivlerësuar” ka qenë Kordoba, që ka marrë edhe miratimin e presidentit, i cili i vë vetëm një faj Murinjos: blerjen e Kuarezmës. Edhe loja jo entuziaste është e qartë, por për momentin kjo nuk mund të quhet ende skuadra e Murinjos. Por çdo “alibi” do të bjerë në sezonin e ardhshëm, ku do të jetë më i dukshëm marshi i ecurisë së trajnerit të ri. Zikaltrit e kanë përmbushur dje objektivin e radhës, fitoren 3-0 ndaj Rexhinës dhe e ruajtën distancën nga ndjekësi më i afërt, Juventusi. Tashmë u ka mbetur edhe një detyrë tjetër për t‘u bërë në javët e ardhshme: mbyllja sa më shpejt që të jetë e mundur e diskutimit për titullin kampion të Italisë.

Morati

Presidenti zikaltër ka mbrojtur trajnerin pas dështimit ndaj Mançester Junajtid: “Askush nuk i ka kërkuar kurrë Murinjos të fitojë Champions me goditjen e parë. Gabon ai që thotë se është marrë vetëm për këtë. Projekti parashikon një kontratë 3-vjeçare për të vazhduar të udhëheqim në Itali dhe njëkohësisht të përmirësojmë në Evropë”
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi