Rindizet konflikti FSHF-stadium, debohet kombetarja
Together Forum :: -> Lajme :: Sport
Faqja 1 e 1
Rindizet konflikti FSHF-stadium, debohet kombetarja
Në prag të ndeshjes së të shtunës ndaj Hungarisë, rikthehet sërish në skenë konflikti i vjetër mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Këtë herë është seanca stërvitore e të enjtes, thelbi i kësaj përplasjeje. Përfaqësuesja është grumbulluar që prej të dielës në Durrës, ndërsa seancat stërvitore i ka zhvilluar në stadiumin e Kavajës apo në “Niko Dovana”. Për të enjten FSHF kishte parashikuar që stërvitjen e pasdites ta zhvillonte në “Qemal Stafa”. Por jo gjithçka ka shkuar sipas planeve, pasi administratorët e impiantit kombëtar i janë përgjigjur negativisht kësaj kërkese. “Me keqardhje e them se në ‘Qemal Stafa‘ kemi hasur një probleme, pasi nuk na lejojnë të zhvillojmë një seancës stërvitore të enjten pasdite. Nuk bëhet fjalë për dëshirën, nëse do apo nuk do dikush, por për një detyrim, sepse në ndeshje zyrtare, në fushën ku do të luhet ndeshja, u lejohet si miqve, ashtu edhe vendasve të bëjnë një seancë të vjetme stërvitore”, thekson shefi i zyrës së shtypit FSHF, Tritan Kokona. Ndërsa tentativat për të dëgjuar versionin e drejtorit të stadiumit, Perikli Dhales, kanë rezultuar të dështuara, pasi ai e kishte fikur telefonin. Konflikti mes FSHF-së dhe “Qemal Stafa” është një plagë e vjetër, që riciklohet sa herë që palët nxjerrin në pah interesat ekonomike. Zanafillën e kanë në vitin 2006, kur përplasja e parë u shënua pas përplasjes mes palëve në lidhje me përfitimet financiare nga të ardhurat e stadiumit prej shitjes së biletave të ndeshjeve ndërkombëtare. Pas ndeshjes me Rumaninë, drejtoria e stadiumit kërkonte që në takimet e ardhshme të ardhurat e biletave të ndaheshin 50% me 50%, ndërsa federata 70% me 30% në favor të saj. FSHF i degdisi për dy ndeshje me radhë kuqezinjtë drejt Shkodrës me Maqedoninë dhe Slloveninë, ndërkohë që kishin kërcënuar se ndeshjen me Luksemburgun do ta luanin në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Por vetëm pak kohë para ndeshjes u arrit të gjendej një gjuhë e përbashkët. Por konflikti u rindez sërish më 20 tetor 2007, me rastin e organizimit në Shqipëri të turneut të UEFA-s të 17-vjeçarit. FSHF kërkonte që ndeshjet të zhvilloheshin pa pagesë, ndërkohë që administruesit e impiantit kombëtar kërkonin qiranë.
Erdoan- Admin
Together Forum :: -> Lajme :: Sport
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|