Jam terhequr per respekt te Bjordit
Faqja 1 e 1
Jam terhequr per respekt te Bjordit
Arjoni i ka thënë Adelajdes, në dukje me shaka, se ai e kishte pëlqyer që në fillim, por ishte tërhequr për respekt të Bjordit. Adelajda i ka thënë se ai do të bëhej një aktor shumë i mirë. Arjoni e ka pyetur se përse ajo mendonte se ai nuk ishte i sinqertë dhe Adela i ka thënë se nëse ai do ta kishte pëlqyer vërtet, do ta kishte shprehur. Sipas Arjonit, ai e kishte bërë këtë gjë, sepse vazhdimisht “e mbushte me komplimente”. Në atë moment ka ndërhyrë Qetsori që ka kërkuar të kuptojë përse po flitej. Arjoni i shpjeguar se “zyshes nuk i besohej që ai mund ta pëlqente, por që ishte tërhequr për shkak të respektit që kishte për Bjordin. “Më duket mëse normale! – ka thënë Qetsori. “Arjon po flet me mua!” – ia ka kthyer seriozisht Adelajda. “Sa e rreptë që është, – ka thënë Arjoni, - prandaj më pëlqen edhe më tepër!”.
Erdoan- Admin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|