Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet motra e Bjordit

Shko poshtë

Zbulohet motra e Bjordit Empty Zbulohet motra e Bjordit

Mesazh nga Erdoan 26/3/2009, 18:55

Gjithnjë kur Antoneta Mezini, e jëma e Bjordit është shfaqur në ekran ka thënë se Bjordin e ka ‘dritën e syrit”, kjo ddhe për vetë faktin se Bjordi është fëmija i vetëm që ajo ka….por nëse “gërmon” në të kaluarën e Antonetës, del që nuk është aspak e vërtetë. Njerëz dhe miq të asaj kohe flasin për Shekullin, disa nga detajet që mbajnë mend për jetën e Antonetës.
Ata tregojnë se në vitin 1976- ‘77 babai i Bjordit, Bujar Mezini ka qenë i internuar në fshatin Shetaj të Ishmit, kjo është dhe koha kur Neta njihet me Bujarin, pasi dhe Antoneta vetë ishte e internuar në zonën e Krevillit.
Të gjithë sa mbajnë mend çifitin në atë kohë tregojnë se Antoneta ka pasur një vajzë të vogël në atë kohë, e cila ka linur para viteve ‘76. madje po të pyesësh në Durrës të gjithë e dinë se Bjordi, tashmë i bërë i famshëm, ka një motër, të cilën e ka motër vetëm nga nëna, ndërsa baballarët i kanë të ndryshëm.
Emri i motrës së Bjordit është Skerda Papajorgji, të gjithë në Durrës ta konfirmojnë këtë fakt, ndërsa emri i babait të saj nuk dihet. Ne kemi siguruar dhe një foto të Bjordit me Skerdën dhe të gjithë mund ta shihni vetë që Skerda ka një ngjashmëri mbresëlënëse me zonjën Antoneta.
Madje dhe përqafimi në foto mes Bjordit dhe Skerdës duket që është shumë miqësor, shumë i dashur.
Mosha e vajzës nuk dihet me siguri, por në vitet kur Bujar Mezini, babai i Bjordit dhe Antoneta ishin bashkë në internim, pra vitet 1976, Skerda ka qenë fëmijë, pra ka lindur para këtyre viteve dhe duhet të jetë mbi 30 vjeç tani.
Po të pyesësh në Durrës, të gjithë janë të sigurt dhe pohojnë se ajo është motra e Bjordit, por nuk dinë të thonë vendndodhjen e saj tani. Dihet që për një kohë të gjata vajza ka jetuar në Gjermani, por tani nuk dihet vendndodhja.
Të dy bashkëshortët ( në atë kohë) janë internuar për shkak se kishin pasur përbërje politike “me probleme” . ata që kanë njohur të jatin e Bjordit, Bujar mezinin, tregojnë se ai ka qenë një burrë i fortë, me karakter dhe që punonte shumë, incidentet që ai shkaktonte ishin për shkak të pijes, këtë fakt e ka konfirmuar dhe vetë zonja Antoneta në një nga spektaklet eBB.
Miqtë e tij në atë kohë tregpojnë se babai i Bjordit ka shkruar shumë poezi, madje poezitë kanë qenë mjaft të bukura dhe cilësore.
Kjo në fakt është lehtësisht e besueshme po të sjellësh ndërmend tekstin e letrës që ai i kishte çuar Bjordit. Teksti i letrës ishte i thurur aq bukur, saqë shumë n jerëz habiteshin se si kishte mundur ai të shkruante një letër aq të ndier.
Ndoshta dhe aftësitë prej artisti që i kanë atribuuar Bjordit dhe me të cilat bën shou në shtëpinë e BB i ka trashëguar nga i ati. Zonja Antoneta është e sigurt që Bjordi sapo të dali nga shtëpia do kërkojë me patjetër të njohë të atin, të munguar tashmë prej 20 vjetësh.
Ndërsa përsë nuk ka dashur të flasi për vajzën e saj dhe përsë Bjordi nuk e ka përmendur asnjëherë faktin që ka një motër të madhe këtë nuk e dimë.
Motra e Bjordit quhet Skerda. Ajo vete ka lene nje mesazh ne forumin e BB ku bente thirrje per te votuar Bjordin dhe sugjeronte leximin e letres se babait te tij. Nena e Bjordit dhe babai i Skerdes jane ndare pas internimit te Antonetes ne fshatrat e Durresit. Ishte pikerisht aty qe ajo njohu me pas babane e Bjordit, edhe ky i internuar. Te dy kane qene ndryshe turmes. Antoneta nje vajze nga me te bukurat e kohes qe deshironte jeten dhe lirine, babai nje poet i lindur, njeri i ndjeshem, por me sa duket me drame te brendshme, pasi pinte shume.
Antoneta dhe babai i Bjordit jane bashkuar pikerisht kur sistemi i flaku te dy ne fshatrat e Durresit. Prej asaj martese ka lindur Bjordi. Me sa duket djali ka trasheguar bukurine e nenes dhe ndjeshmerine e te atit.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi