Nora Istrefi behet xheloze per te fejuarin
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1

E njohim si një ndër këngëtaret më seksi në estradë, ka një zë të mrekullueshëm dhe pëlqehet shumë nga publiku. Për momentin është njëra ndër këngëtaret më të angazhuara nëpër mbrëmje muzikore brenda Kosovës dhe në Europë së bashku me këngëtarët Sinan Vllasaliun, Ermal Fejzullahun dhe humoristët më të mirë në Kosovë për momentin, Stupcat. Nora bën muzikë komerciale që fansat e pëlqejnë, gjithashtu bën dridhje të trupit dhe hireve të saja femërore.
Duke pasur parasysh që rrjedh nga një familje e thjeshtë, nga babai Nezir Istrefi një prezentues televiziv shumë i njohur para lufte i cili ndërroi jetë në një aksident trafiku pas lufte, dhe e ëma Syzane Tahirsylaj gjithashtu një këngëtare tepër e njohur dhe e pëlqyer kurse tani punëtore në Radio Televizionin e Kosovës, Nora si duket nuk ka trashëguar ndonjë talent të veçantë nga prindërit. E fejuar tashmë prej një kohe të gjatë me instrumentistin Robert Berisha, me një ceremoni tepër të fshehtë nga mediat, gjithsesi nuk vonoi shumë që të bëhet publike. Roberti gjithashtu është duke punuar në hapjen e një studioje muzikore e cila do t’i hynte në punë edhe më shumë Norës. Kohët e fundit ajo po i këndon dashurisë problematike, duke transmetuar para dëgjuesve të saj pak edhe nga historia e saj personale.
Të njohurit tregojnë se ajo është shumë xheloze temë për të cilën flet edhe kënga e saj e fundit me titull “Vetëm mua”. I fejuari i saj Roberti ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me këngëtaren Adelina Ismajli, me të cilën Nora është e lidhur edhe familjarisht. Roberti në shpinën e tij ka pasur të shkruar gjithë emrin Adelina, por është munduar që ta fshijë, kurse në gjoks në anën e zemrës si tatu mban shkronjën A. Nga burime të mirinformuara tregojnë që Nora Istrefi nuk është rehat në lidhjen e saj, pasi përveç që është e angazhuar shumë në muzikë i duhet që të ndjekë të dashurin, i cili thuhet se e tradhton. Së fundi, ajo është paraqitur në koncertin e grupit TBA, pati një reklamim tepër të madh në media, koncerti u mbajt në një nga sallat më të mëdha të Shkupit, por askush nuk e përmendi suksesin e këtij evenimenti.
Marre nga: Panorama Plus

Erdoan- Admin
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|