Moza: Do behet cfare them une
Faqja 1 e 1
Moza: Do behet cfare them une
Temë debati si gjithmonë mbetet pastrimi i shtëpisë. Mimoza si kryefamiljare është munduar që të organizoj punët, por banorët kanë preferuar të mos i bëjnë. Ajo shkon në kopësht ku janë ato dhe i thotë që i vjen keq që po sillen në atë mënyrë, pasi ajo i ka ndihmuar kur ato kanë qënë në rolin e saj dhe i drejtohet Adit. Ai i thotë që ato do e pastrojnë shtëpinë, por jo në atë moment që e kërkonte ajo. Ajo shton:-“Unë kërkoj respektin e banorëve!” Adi dhe Adelajda i thonë që ajo e ka kuptuar gabim rolin e kryefamiljares, pasi ajo vetëm mund të ndajë punët banorëve , por jo t`i thotë se kur, dhe si duhet t`i bëjnë. Mimoza thotë:-“Do bëhet cfarë them unë në shtëpi, pasi jam kryefamiljare!” Adelajda i thotë që e ka gabim, pasi nuk mund t`i detyrojë banorët . Mimoza i thotë që dhe ajo i ka bërë punët kur nuk ka dashur, për respekt të personit që ka qënë kryefamiljar, dhe shton:-“Dua të më kthejnë respektin!” Sipas Adelajdës respekti nuk fitohet në mënyrën që e kërkon ajo. Debati vazhdon , por Mimoza është e bindur për gjërat që thotë, pavarsisht se të gjithë e kanë kundërshtuar. Banorët mbas debatit filluan pastrimin e shtëpisë, dhe Adi tha:-“Na e bëri Moza tetë me dy, vuri dhe Arin në punë!”
>>>1<<<- Shefi
Similar topics
» Moza: Cfare na bere moj Mesi!
» Nora Istrefi behet xheloze per te fejuarin
» Moza po na fiton lojën
» Ne cfare ore....
» Cfare kenge po degjoni??
» Nora Istrefi behet xheloze per te fejuarin
» Moza po na fiton lojën
» Ne cfare ore....
» Cfare kenge po degjoni??
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|