Stine: Sherri tek “Netet e klipit Shqiptar”
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1

Ka qenë një debat i vërtetë me për ballje profesion ale mes artistësh ai që karakterizoi mbrëmjen e së dielës së kaluar në ‘Netët e klipt shqiptar’. Një irritim nga ana e Stines ku shkak ka qenë kënga e motrës së tij Alidës, konkurente në këtë eveniment. Sipas jurisë që gjykon të gjithë klipet konkuruese, teksti i këngës nuk kishte lidhje me klipin, e më konkretisht me shkopin që shfaqet në dorën e Alidës përgjatë gjithë klipit. Këtu ka nisur e vijuar gjatë edhe debati për të cilin Stine në këtë intervistë për “Bluetooth” thotë:
Ç’mendim keni për debatin e zhvilluar mes teje dhe jurisë?
I gjithë diskutimi u bë mbi një detaj të klipit të Alidës. Mua në fakt m’u duk paksa e çuditshme për t’i ulur në njëfarë mënyre vlerat klipit ndërkohë që në prezantimin e 6 klipeve të tjera nuk u përmend asnjë tjetër. Detaji në fjalë ishte shkopi, në klipin e Alidës. Që i bie të jetë për lidhjen skenar regji, ose më mirë të themi këngë-skenar.
Çfarë ju irritoi më tepër?
Pse nuk u përfolën klipet e tjera, por vetëm klipi i Alidës? Unë mendoj se edhe ato nuk kishin ndonjë skenar. Kur u bë ftesa e klipit, ku unë u njoftova në telefon, u tha se klipi është vlerësuar edhe nga vetë juria. Debati në fakt u hap nga një zonjë. Unë nuk qëllova fare në atë moment, dhe më pas komentet filluan të bazoheshin nga anëtarët e tjerë të jurisë. Nuk ndodhi asnjë zënkë përveçse një debati profesional. Ishte një debat brenda emisionit ku regjisorët kishin mendime të ndryshme. Më pas debati u zgjerua.
Keni menduar rreth asaj që nuk i pëlqeu jurisë? Ju si e vlerësoni?
Në momentin që pyetën Alidën, e cila për respekt të emisionit erdhi enkas nga Gjermania, se çfarë mund të thonte ajo në lidhje me klipin, unë mora mikrofonin dhe them: Më mirë le të na e thonë ata që kishin problem me klipin dhe me shkopin që ishte thjesht një pjesë e look-ut të saj. Unë jam producent i këngës në fjalë dhe klipin e kemi realizuar bashkë. Unë e bëj klipin ashtu si unë e mendoj dhe më pëlqen. Nëse kënga nuk ka lidhje me tekstin, punë e madhe, pasi kjo është edhe çështje gustoje dhe preference. Nuk është shkruar në asnjë libër apo në ndonjë dokument që një klip i një kënge duhet të ketë patjetër një skenar apo një fabul.
Pse e cilësoni si një provokim nga ana e jurisë?
Klipi i Alidës është krijuar nga “Stine Records” që ka bërë këngën dhe tekstin ndërsa klipi është realizuar nga Alexandri. Dhe pyetja që anëtarët e jurisë shtruan ishte: Ç’lidhje ka shkopi me tekstin. Për mua ky mund të cilësohet si një provokim. Pse nuk pyetën këngëtarët e tjerë për detaje të klipeve të tyre. Më vjen keq vetëm se klipi i Alidës është klipi më i ‘play-uar ’ për momentin. Aty kishte shumë klipe për të cilat mund të thuheshin shumë vërejtje. Këtë nuk kuptoj dhe e quaj tamam provokim.
***
Të kontaktuar nga “Bluetooth” lidhur me debatin e zhvilluar me Stinen gjatë spektaklit, juria e “Netët e klipit shqiptar” e përbërë prej zotit Bujar Kapexhiu, Eno Milkanit, Anila Zajmit etj, ka dalë me një koment unanim të cilin po e citojmë si vijon:
***
“Në momentin që regjisori Petri Bozo na propozoi të ishim pjesë e jurisë së këtij festivali, pranuam me kënaqësi duke ditur se nuk do të jetë një mision i lehtë. Nuk është e lehtë pasi sot prodhimtaria në fushën e videoklipit është e paanë dhe fantazia e krijuesve nuk njeh kufinj. Nëse do të ktheheshim vetëm 10 vjet më parë kjo do të ishte e pamundur pasi këtë privilegj dhe industrinë për të prodhuar çfarëdolloj prodhimi video- artistik e kishte Televizioni Publik Shqiptar.
Krahas kësaj ky televizion kishte dhe ka një Këshill Artistik i cili filtron çdo lloj prodhimi. Ndërsa sot me zhvillimin e teknologjisë dhe kompjuterit ky privilegj i është dhënë në duar çdo njeriu që di të përdorë kompjuterin dhe programet e tij. Mjafton të shikojmë ‘youtube’ dhe do të kuptojmë se jemi në fazat e para të një revolucioni mediatik. Çdokush mund të publikojë një filmim të tijin dhe të jetë me miliona herë i klikuar më shumë se edhe një film i shkurtër apo koncert klasik.
Padiskutim kjo lloj forme është edhe demokratizimi më i mirë i medias dhe demokracia më e mirë e saj ku ne mund të shohim atë që për dikë tjetër nuk është me vlerë. Kjo e bën shoqërinë tonë më të informuar, më të mirë dhe më të aftë për të dhënë një gjykim të pjekur. Por mos harrojmë se jo çdo gjë që ne shikojmë ne web mund të kalojë në filtrat e një televizioni qoftë edhe ky privat.
Të paktën në televizionet e vendeve perëndimore çdo imazh kalon në filtrin e çensurës demokratike të bazuar në moralin e pashkruar të çdo shoqërie. Nuk ka nevojë të shkruhet diku për të kuptuar se çfarë programi bën ose jo për fëmijët apo një grup të caktuar shoqëror si minoritet etj, ku në çdo moment tregohet kujdes të mos bëhet një ofendim apo fyrje ndaj tyre.
Mjafton të kujtojmë që një kryq i përdorur keq në imazh apo një fjalë jo e përshtatshme për ekranin dhe ngre probleme të mëdha sociale ku dikush pastaj bën falje publike. Ne nuk mund të harrojmë se sa të fyer u ndjenë disa njerëz kur panë për herë të parë filmin “L’Amerika” të “Gianni Ameglios”.
Pra nuk duhet të harrojmë në çdo moment që në emër të një fantazie apo një gjetjeje figurative, lehtësisht bën të biem në hijen e një gabimi të tillë. Kjo është edhe ajo që ne duhet të kemi parasysh kur gjykojmë për këto video-klipe, për atë që publiku në shtëpi duhet të kuptojë, nëpërmjet debatit që krijohet nga vetë krijuesit. Padiskutim vendimi i çdo jurie nuk është prerje e artë. Është çështje gustoje dhe një prapavijë artistike.
Por le të mendojmë një moment se nuk do kishte juri e nuk do kishte festival. E gjithë kjo krijimtari në prodhimin e videoklipit do ishte si një oqean që nuk do kishte se ku të perplaste dallgët e tij. E nëse ka një barrierë ku këto dallgë përplasen e nuk vazhdojnë dot më, ne mendojmë se këto dallgë duhet të vazhdojnë të përplasen më furishëm. Diku një ditë këto dallgë arrijnë ta çajnë këtë barrierë. Ajo dallgë që kalon është dallga që ka mbështetjen e padiskutueshme shpirtërore të publikut. Barrierat bien, po të tjera ngrihen. Askush nuk duhet të dorezohet.”

Erdoan- Admin
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|