Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat jane klipet me te mira te momentit

Shko poshtë

Cilat jane klipet me te mira te momentit Empty Cilat jane klipet me te mira te momentit

Mesazh nga Erdoan 12/4/2009, 20:36

E shtë viti i 8 i organizimit të Festivalit të Videoklipit Shqiptar. Në këtë event të menduar nga organizatorët si një projekt të shrirë në 10 javë ka prurje të krijuesve nga të gjitha trevat shqipfolëse, Shqipëri, Maqedoni, Kosove, Mli i Zi, Diasporë. Juria ka bërë një fazë të parë seleksionimi nga videoklipet e ardhura duke lënë në konkurim më të mirët e më interesantët mes klipeve. Gjatë javëve të konkurimit sigurisht që ka dhe vazhdojnë të vijnë klipe të cilat prodhohen edhe në ditët në zhvillim të festivalit. Përkujdesje e veçantë është bërë që në imazhin e klipeve të mos mungojnë rrymat muzikore, muzika e lehtë, hip-hopi, muzika popullore, rrepi. Muzika alternative. Kjo jo se festivali ka një drejtim muzikor por sepse videoklipi është krijimtari që zhvillohet mbi të gjitha rrymat muzikore e nga të gjithë artistët. Festivali i videoklipit shqiptar këtë vit po tenton të jetë jo vetëm një hapësirë konkurimi dhe promovimi për krijuesit por edhe një forum diskutimi. Ajo që vlen të vlerësohet është guximi për të kritikuar e për të mbrojtur krijimtarinë. Eshtë një mundësi e mirë për të thënë përballë gjithë “thashethemet” që përcjellim nëpër tavolina pro apo kundër. Për të gjithë pjesëmarrësit në fillim dukej se ishte jo fort e këndshme që të kritikoheshin videoklipet, madje pati prej atyre që në fillim reaguan (si Stine) publikisht por edhe pas kuintave duke thënë se ç’ju duhej që kishin ardhur. Por më pas në vazhdimin e ditëve të festivalit komentet dhe diskutimet janë mirëpritur e janë bërë të vlera për të gjithë. Dikur kritikë do të thoshte se mund të rrezikojë të humbje pikë e të mos ishe i preferuar por sot kritikë do të thotë të gjesh mundësinë për t’u bërë më i shikuar e më i ndjekur nga publiku. Në netët shoë të projektit “Netët e Klipit” vihet re një përpjekje shumë pozitive e shtëpive të prodhimit video që në bashkëpunim me artistët protagonist të realizojnë videoklipe të cilat i shërbejnë muzikës shqiptare si ekspozeja më e mirë e mundeshme. Problematika e klipeve është shumë kontradiktore herë pas here pasi në klipe ka pa diskutim një fotografi të mirë, një përkujdesje për një protagonist të kuruar në veshje e stil, në grim e krehje. Por mungon herë pas here fabula dhe ka një kontradiktë mes mesazhit dhe imazhit qe shohim. Protagonistet e vetmuara në klipe janë një element shumë i ndjeshëm. Ato qajnë e interpretojnë në vetminë e dhomave të tyre apo edhe në hapësira ku ju vërtitet një kran dhe nuk kanë fuqi aktrimi për të percjellë mesazhin e fuqishëm të këngëve të tyre… duke u bërë kotele e lozonjare. Kjo sepse mungojnë regjizorët? Apo se këngëtarët vetevendosin për konceptin e klipeve të tyre? Këto janë pyetje të cilat sigurisht që ende nuk mund të marrin një përgjigje ekzakte përderisa struktura e menaxhimit te artistëve është ende e pa stabilizuar dhe të drejtat e autorit ende janë vetëm fjalë të thëna në erë. Artistët këngëtarë, janë producentë të këngëve dhe të videoklipeve të tyre. Ata bëjnë shpesh kompromise për transmetimin e këngëve dhe të muzikës së tyre pasi nuk ka një treg të kolauduar e të kontrolluar. Por sigurisht që kjo është një periudhë e përkoheshme e cila vlen për të kuptuar e për të sistemuar rregulla, të cilat vetë artistët do t’i respektojnë e do t’i zbatojnë. E rëndësishme është që janë në rrugë të mbarë. Ndjehet mungesa e këngëtarëve meshkuj si protagonistë të klipeve, por edhe kur janë me raste janë të kuruar e të kujdesur në detaje për imazhin e tyre. E kunderta ndodh me protagonitët që vijnë nga maqedonia e Kosova apo diaspora Shpat Kasapi, Labi. Valton Krasniqi etj. Në gjithë këto vite vlen të thuhet se klipi shqiptar pavarësisht nga problematika dhe diskutimet po ndërton një fizionomi të vetën duke u bërë protagonist promovues i muzikës shqiptare.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi