Kush jane VIP-at qe shkelin rregullat e qarkullimit
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1

Të gjithë përballemi çdo ditë me trafikun e çmendur si dhe me rregullat e qarkullimit rrugor që për hir të së vërtetës, duhen respektuar. Por me këto probleme përballen edhe VIP-at dhe shumë prej tyre nuk tregohen të vëmendshëm ndaj tabelave të telekomunikacionit. Dhe në fakt të shumtë janë ata që janë gjobitur dhe shkaku kryesor ka qenë tejkalimi i shpejtësisë jashtë normave të caktuara. Por, ka edhe nga ata që kanë shkaktuar aksident në trafik duke dëmtuar makinën. Për këngëtarin Ermal Fejzullahu, makina e parë e tij ka qenë një “Golf 3” kur ai ishte 16 vjeç.
Ermali për momentin disponon një “Audi A4” të tipit të ri. Përsa i takon aksidenteve rrugore ai shprehur se është gjëndur në disa të tilla të shkaktuara prej tij por asgjë serioze. “Një aksident më i keq që më ka ndodhur ka qenë në stinën e dimrit, pasi nuk munda të marr si duhet kthesën dhe në atë moment më ka rrëshqitur makina dhe kam goditur shtyllën elektrike. Në këtë aksident nuk pata lëndime trupore, por makina ka qenë e shkatërruar e tëra dhe vetëm një cd që më ka pëlqyer e kam nxjerr nga kasetofoni dhe makinën e kam lënë aty”,- u shpreh Ermali. Sa i përket gjobave për thyerjen e rregullave të qarkullimit, Ermali thotë se është gjobitur disa herë dhe arsyeja më e madhe është shpejtësia e tepërt, megjithatë kohëve të fundit ai mundohet t’i respektojë rregullat e qarkullimit sa më shumë.
Ndërsa makina e parë për këngëtaren Leonora Jakupi është një “Volkswagen” të cilën e mban ende. Ndërkohë Leonora ka edhe një makinë tjetër, por meqënëse familjes së saj i duhen dy vetura, “Volkswagen- in” e përdor i vëllai dhe Leonora tanimë po përdor një xhip “BMW-X3” Këngëtarja u shpreh se fatmirësisht nuk i ka provuar asnjëherë aksidentet por megjithatë tregon se është gjobitur pasi nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit. “Gjobitja ka qenë për tejkalimin e shpejtësisë edhe pse s’kam qenë shumë shpejt, diku 20 km në orë më shpejt se sa duhej”, tha Leonora. Kurse këngëtarja Mirsa Kërçeli nuk ka makinë, as nuk ka qenë shumë e interesuar por tani dëshira për të patur një mjet me të cilin të lëvizë i është rritur dhe dilema e saj është: çfarë makinë të blejë. Por përsëri ka një problem të madh, nuk disponon patentën e shoferit.
Kaltrina Selimi nuk ka veturë të saj dhe për momentin po përdor të të atit. Sa i përket aksidenteve në trafik, Kaltrina u shpreh se fatmirësisht asnjëherë nuk ka pasur ndonjë aksident, sepse ka shumë kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit por edhe ajo nuk i ka shpëtuar gjobave për arsye të ndryshme. “Ka qenë tabela e vendosur diku me 50 në orë, kurse unë kam qenë diku me 70 në orë. Kjo ka ndodhur në fillim kur kam marr patentën e shoferit, por më vonë duke parë që po ndodhnin shumë shpesh aksidentet në rrugë, vendosa që makinën të mos e ngas aq shpejt.” – tha ajo. Mua për veten time më dhimbset jeta shumë, kështu që apeloj te të gjithë ata që ngasin shpesh që t’i përcjellin rregullat, në mënyrë që mos të ndodh ndonjë aksident fatal”, përfundoi Kaltrina.

Erdoan- Admin
Similar topics
» Rregullat e forumit...
» Cilat jane klipet me te mira te momentit
» Anjeza: Kush eshte Bjordi?
» Dafina: Eshte nje klip ekstra sepse tregoj se kush jam
» Cilat jane klipet me te mira te momentit
» Anjeza: Kush eshte Bjordi?
» Dafina: Eshte nje klip ekstra sepse tregoj se kush jam
Together Forum :: -> Lajme :: Showbiz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|