Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mula: Me Pirron jemi ndarë moti

Shko poshtë

Mula: Me Pirron jemi ndarë moti Empty Mula: Me Pirron jemi ndarë moti

Mesazh nga Erdoan 12/4/2009, 23:46

Sopranoja shqiptare Inva Mula, ka folur për herë të parë për martesën e saj me kantautorin Pirro Çako, si edhe për arsyen pse e ka bërë kërkesën për divorc që ka bërë ditë më parë.
“Historia ime me Pirron ka qenë një nga më të bukurat, deri në vitin 2005, kur Pirro vendosi që të frekuentonte Shqipërinë dhe aty të mundohej të zhvillohej nga ana profesionale. Ky ka qenë një vendim që ne e morëm së bashku dhe isha absolutisht dakord për një gjë të tillë, për arsye se Pirro është një djalë shumë i talentuar, i cili ka ëndrra të jashtëzakonshme për të arritur në fushën e muzikës dhe ka talentin e duhur për ta bërë një gjë të tillë, ndaj ka qenë një vendim i dyfishtë”.

“Unë isha shumë e lumtur që Pirro ndante jetën e tij ndërmjet Tiranës, që e do aq shumë, dhe Parisit. Deri në momentin kur këto ndarje u bënë shumë të gjata, për arsye se edhe unë profesionalisht duhet të udhëtoja. Frekuentimi që Pirro bënte në Tiranë nuk ishte më si më përpara, por zgjaste jashtëzakonisht shumë. Atëherë filluan edhe çarjet e para të familjes sonë”.

“Në dhjetor të 2007, Pirro me vullnetin e tij vendosi të ikë për herë të parë dhe të fundit përfundimisht nga shtëpia, nga familja. Kur them shtëpia, mendoj Parisin. Ishte vullneti i tij, ishin lutjet e mia për mos ta bërë një gjë të tillë, por e pashë që ai vendim ishte pjekur në kokën e Pirros dhe ai duhet ta realizonte. Që nga ky moment, pra, 27 dhjetori 2007, unë Pirron nuk e kam parë më, nuk kam folur kurrë me të dhe nuk jemi takuar asnjëherë”, ka shpjeguar sopranoja në një intervistë për Alsat.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi