Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inva Mula kerkon zyrtarisht divorcin me Pirro Cakon

Shko poshtë

Inva Mula kerkon zyrtarisht divorcin me Pirro Cakon Empty Inva Mula kerkon zyrtarisht divorcin me Pirro Cakon

Mesazh nga Erdoan 6/4/2009, 00:51

Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë botërore kërkon zyrtarisht divorcin me bashkëshortin e saj, kantautorin Pirro Çako. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Gjykatës së Faktit të Tiranës. Sipas këtyre burimeve, të shtunën është hedhur shorti për gjykimin e kërkesës për divorc, e cila i ka “qëlluar” gjyqtares Elona Gjoka. Javën që vjen pritet të caktohet edhe seanca e parë e parë e divorcit. Burimet nuk kanë sqaruar rreth motivit të këtij divorci apo detaje të tjera nga kërkesa e kryer nga Inva Mula. Kërkesë-padia për divorc duket se i jep fund thashethemeve të shumta në lidhje me martesën mes këngëtarit Pirro Çako, djali i të mirënjohurit, Gaqo Çako dhe sopranos me famë botërore, Inva Mula, vajza e këngëtarit lirik Avni Mula. Në fakt, çifti nuk jeton prej vitesh bashkë. ‘Bluetooth’ publikoi pak kohë më parë rreth ftohjes së marrëdhënieve në çift mes Inva Mulës dhe Pirro Çakos. Madje, edhe kur kthehej nga aktivitetet jashtë vendit, Inva kishte kohë që nuk shkonte në shtëpinë e tyre, në pallatet 6-katëshe pranë sheshit “Avni Rustemi”, por qëndronte te prindërit e saj. Po kështu, edhe Pirro qëndron në shtëpinë e tij në afërsi të Liqenit Artificial.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi