Shqiperia, nis aventura anti-Hungari & Danimarke
Together Forum :: -> Lajme :: Sport
Faqja 1 e 1
Shqiperia, nis aventura anti-Hungari & Danimarke
Pas të shtunës që i ka vënë kapakun kampionatit shqiptar për dy javët e ardhshme, tashmë e gjithë vëmendja e shqiptarëve futbolldashës do të jetë e përqendruar në dy përballjet e njëpasnjëshme të Kombëtares ndaj Hungarisë të shtunën në Tiranë dhe Danimarkës të mërkurën në Kopenhagen. Dita e djeshme ka shënuar edhe fillimin e kësaj aventure për përfaqësuesen tonë, e cila, pas atij barazimi zhgënjyes 0-0 në ndeshjen e fundit më 11 shkurt kundër Maltës, shpreson të arrijë rezultate pozitive në këto dy sfida të këtij fund muaji për të përmirësuar pozicionin e saj në tabelën e klasifikimit të grupit 1 të eliminatoreve të Botërorit 2010. Trajneri holandez i kuqezinjve Ari Han, pasi ka ndjekur të shtunën Dinamo-Elbasani, dje rreth orës 14.30 i është drejtuar hotel “Dyrrahut” në qytetin e Durrësit, duke hapur kështu maratonën e grumbullimit të lojtarëve të përfaqësues. Në dispozicion të teknikut dje është vënë vetëm një pjesë e lojtarëve, ndërkohë që pjesa tjetër do t‘i bashkohet gjatë ditës së hënë. Të parët që kanë zbarkuar në hotelin bregdetar ishin pikërisht 7 futbollistët e thirrur nga kampionati shqiptar: mbrojtësit Lila e Agolli të Tiranës, Vrapi i Elbasanit dhe Beqiri i Vllaznisë, mesfushori Bakaj i Dinamos dhe sulmuesit Sukaj i Vllanisë dhe Memelli i Tiranës. Po ashtu edhe një pjesë futbollistëve që militojnë në kampionatet e huaja dhe që kanë përfunduar impenjimet me skuadrat e tyre në ndeshjet e ditës së shtunë, i janë bashkuar grupit në orët e pasdites së djeshme. Gjatë pasdites, Han ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me këtë grup futbollistësh. Lorik Cana nga Franca dhe Hamdi Salihi nga Austria kanë qenë të parët që kanë mbërritur në dyert e “Durrahut”, për t‘u pasuar më pas edhe nga Ervin Skela e Altin Lala, të cilët kanë udhëtuar nga Gjermania dhe më vonë edhe nga Gilman Lika, që luan në radhët e Hacetepes në kampionatin turk. Ndërsa në mbrëmje, në dispozicion të trajnerit janë vënë edhe shqiptarë që luajnë në kampionatin qipriot, Arjan Beqaj e Klodian Duro. Po thuajse në të njëjtën kohë me ta ka mbërritur edhe portieri i ri i Palermos, Sajmir Ujkani. Pjesë e legjionarëve, të cilët janë impenjuar të dielën me skuadrat e tyre në kampionet përkatëse, si shqiptarët e Ukrainës, Hidi, Dallku, Curri, Bylykbashi dhe Bulku, por edhe Vangjeli (Aris), Teli (Karabakh) dhe Berisha (Horsens), pritet të vijnë vetëm sot. Ndërsa vetëm në orët e mbrëmjes trajneri do të mund të ketë të gjithë në dispozicion. Sipas informacioneve pranë kombëtares, të gjithë lojtarët e grumbulluar deri tani gëzojnë një formë të mirë fizike. Për ditët e sotme janë parashikuar nga trajneri dy seanca stërvitore, ajo e paradites në stadiumin e Kavajës, ndërsa dhe ajo e pasdites në “Niko Dovana” të Durrësit.
Erdoan- Admin
Together Forum :: -> Lajme :: Sport
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|