Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia, tani kerkon mrekulline ne grupin 1

Shko poshtë

Shqiperia, tani kerkon mrekulline ne grupin 1 Empty Shqiperia, tani kerkon mrekulline ne grupin 1

Mesazh nga >>>1<<< 31/3/2009, 00:57

Një Shqipëri e dështuar i kthen sytë nga qielli, nga ku pret një mrekulli në grupin 1. Hungaria të shtunën nuk na mundi thjesht për herë të dytë në këtë edicion, por na preu krahët e shpresës për një të ardhme afatshkurtër më të mirë. Na rehabilitoi, duke na treguar se, cili duhet jetë pozicioni ynë real dhe jo pretendimet e inspiruara thjesht nga një dëshirë e mirë, por e pambështetur në potencialin e duhur. “Kjo është gjithçka që ne mund të bëjmë. Nuk mund të ndeshemi si të barabartë me ekipet e mëdha të grupit dhe as me skuadra të tjera si Hungaria”. Kjo fjali, e thënë nga trajneri i Kombëtares sonë, është shumë e dhimbshme për të gjithë tifozët e zjarrtë shqiptarë, të cilët, të karikuar me shpresë, e mbushën plot e përplot “Qemal Stafën” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. Në fushë nuk kishin ardhur yjet e futbollit botëror si më parë Bekham, Van Nistelroi, Ronaldinjo, siç ka ndodhur shpesh, por ishte thjesht një ndjenjë e një fitoreje të mundshme ndaj Hungarisë, e cila i kishte bërë të ëndërronin të gjithë ata që kishin mbipopulluar. Vështirë, që ndonjëri prej atyre tifozëve t‘i kishte krijuar vetes iluzione, se Shqipëria aktuale mund t‘i dhuronte një kualifikim në botëror. Por, si çdo i pafajshëm në këtë mes, kishte ëndërruar një vazhdim me emocione të eliminatoreve dhe një në fund një vend të katërt, të konsideruar si një hap përpara i skuadrës që i hedh shkallën një e nga një në ngjitje. Por vetëm pas 90 minutave hungareze Shqipëria e tërë e kupton se rrezikon të ketë një pikavarazh nga më të dobëtit në këto edicionet e fundit në përfundim të këtyre eliminatoreve. Me 6 pikë deri tani, por pasi Hungaria është simboli më i keq i kësaj pjese të parë të këtyre eliminatorëve (është kundërshtari i vetëm që na ka mundur dy herë dhe ndoshta këtë shans nuk do ta ketë edhe Danimarka në sfidën e dyfishtë me të) dhe nga Malta kemi marrë pak më shumë se gjysmën e pikëve të parashikuara, Shqipërisë i mbeten katër ndeshje të cilat do t‘i duhet t‘i luajë me tri skuadra që janë sigurisht shumë të forta për ne. Dy ndeshje me Danimarkën, një me Portugalinë dhe një me Suedinë, skuadra pretendente, të etura për të marrë sa më shumë pikë dhe për të siguruar një vend në Botëror, sigurisht që nuk do falin më Shqipërinë. Tani testi i parë i radhës në kërkim të surprizës (mrekulli) do të jetë e mërkura e ardhshme në Danimarkë. Hungaria që presupozohej të ishte rivali ynë direkt tani gjendet në kuotën e 10 pikëve dhe ka shanse të marrë dhe tri të tjera ditën e mërkurë teksa pret Maltën në fushën e saj. Nëse ndodh kështu, atëherë hungarezët do të shkojnë në kuotën e 13 pikëve dhe për ne do të ishte e pamundur që t‘i merrnim. Praktikisht një dështim. Misioni mund të quhet i mbyllur edhe pse vazhdon për formalitet në kërkim të një surprize.
Grupi 1
Klasifikimi
N F B H Golat P
Danimarka 4 3 1 0 9 2 10
Hungaria 5 3 1 1 5 2 10
Portugalia 5 1 3 1 6 3 6
Suedia 4 1 3 0 2 1 6
SHQIPËRIA 6 1 3 2 3 3 6
Malta 6 0 1 5 0 14 1
Për t‘u luajtur
01/04/09
Danimarkë-SHQIPËRI
06/06/09
SHQIPËRI-Portugali
09/09/09
SHQIPËRI-Danimarkë
14/10/09
Suedi- SHQIPËRI
Pragndeshja
Shqipëria në Danimarkë, pa Lilën dhe Canën
Pas dështimit ndaj Hungarisë, Shqipëria kërkon të marrë gjithçka t‘i dalë përpara në pjesën e mbetur të eliminatoreve të Botërorit 2010. Në prag është ndeshja ndaj Danimarkës, takim të cilin kuqezinjtë tanë do të duhet ta luajnë këtë të mërkurë në Kopenhagen. Situata nuk është nga më të mirat, pasi humbja e hidhur ndaj hungarezëve ka lënë pas një moral “përtokë”, i cili mundet të rezultojë fatal edhe në ndeshjen e radhës. Koha në dispozicion nuk është edhe aq e mjaftueshme, prandaj trajneri Ari Han do t‘i duhet të punojë fort në ditët në vazhdim me lojtarët, sidomos për një përgatitje sa më të mirë psikologjike të tyre për anti-Danimarkën. Por teknikut holandez do t‘i duhet të përballet edhe me një tjetër problem jo të vogël. Për të mërkurën nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Lorik Cana, i cili është i skualifikuar për shkak të kartonit të dytë të marrë ndaj Hungarisë. Përveç Canës, me skuadrën nuk ka udhëtuar as Andi Lila, i cili, pas dëmtimit, nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për këtë sfidë. Tashmë Shqipëria është thuajse jashtë objektivave të saj, ndaj në këtë ndeshje do të synojnë të marrë një rezultat pozitiv. Një humbje do të vinte në diskutim vazhdimësinë e trajnerit Ari Han në krye të përfaqësues sonë.
>>>1<<<
>>>1<<<
Shefi
Shefi


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi