Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trajneri: Kemi shanse ta mundim Hungarine

Shko poshtë

Trajneri: Kemi shanse ta mundim Hungarine Empty Trajneri: Kemi shanse ta mundim Hungarine

Mesazh nga Erdoan 25/3/2009, 15:23

Vetëm rreth 72 orë na ndajnë nga rinisja e aventurës shqiptare në Eliminatoret e Botërorit 2010 me sidat ndaj Hungarisë e Danimarkës. Në një prononcim për të përditshmen kosovare “Express”, trajneri Ari Han ka rrëfyer objektivin për ndeshjen e së shtunës ndaj hungarezëve, të vërtetën e polemikave rreth lojtarëve të thirrur, por edhe shansin e humbur nga Shqipëria për t‘u kualifikuar në këto eliminatore.
Objektivi
Shqipëria i ka shanset për të marrë tri pikë në ndeshjen e së shtunës ndaj Hungarisë. Kjo do të ishte dëshira e çdo shqiptari, por ai që e bën edhe më të rëndësishme këtë thënie, është pikërisht trajneri Ari Han, i cili e vlerëson kapacitetin e kombëtares shqiptare për të luajtur një futboll të mirë dhe rezultativ në këtë sfidë. Holandezi i kuqezinjve e di mirë se kundërshtari nuk do të vijnë thjesht për formalitet në Shqipëri. Madje, ai pohon se ambiciet e hungarezëve janë për të fituar brenda në Tiranë. Gjithsesi, tekniku i shqiptarëve ka besim te djemtë e tij. “Kombëtarja e Shqipërisë i ka aftësitë për të luajtur një futboll të mirë në këtë ndeshje. Është e sigurt që edhe Hungaria do të luajë për të fituar. Por ne i kemi shanset e mira për të marrë tri pikë dhe këto shanse ne do t‘i shfrytëzojmë”.
Polemikat
Publikimi i listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës u pasua nga polemika të shumta, ku specialistët dhe shtypi kontestuan lënien jashtë të lojtarëve me eksperienca si Bogdani, Kapllani, por edhe të talentin Hyka. Gjithsesi, Han mbron vendimin e tij me justifikimi se “ka përzgjedhur lojtarët më të mirë. “Natyrisht, përndryshe ata nuk do të ishin në listën e grumbulluarve”. Por sipas tij, fakti i mosgrumbullimit të dy sulmuesve, nuk duhet parë si një derë e mbyllur përgjithmonë për Bogdanin dhe Kapllanin. “Gjithsej për një ndeshje unë mund të kem vetëm 18 lojtarë në dispozicion dhe fatkeqësisht asnjë më shumë. Disa lojtarë kanë mbetur jashtë si Kapllani e Bogdani, por kjo nuk do të thotë, që ata nuk mund të jenë më pjesë kombëtares në të ardhmen”.
Danimarka
Trajnerit holandez është i përqendruar vetëm te ndeshja e të shtunës me Hungarinë dhe nuk preferon të mendojë aspak për sfidën e katër ditëve më vonë ndaj Danimarkës. “Ndeshja kundër Danimarkës është shumë larg. Tani për tani jemi të përqendruar vetëm për ndeshjen ndaj Hungarisë”. Han e ka kuptuar si duhet se ajo që kërkojnë shqiptarët, është pikërisht fitorja ndaj hungarezëve me të cilët rivalizojmë për vendin e katërt në grup. Ndërsa në Danimarkë, Shqipëria do të ishte shumë e kënaqur dhe me një barazim, por askush nuk do të skandalizohej nëse danezët do të na mundnin në Kopenhagen.
Shanset
Që Shqipëria të arrijë ndonjëherë të kualifikohet për një eveniment të madh ndërkombëtar, detyra e parë e saj në rrugën e realizimit të këtij qëllimi do të jetë mundja e të gjithë pretendentëve për kualifikim, në grupin ku ajo bën pjesë. Për sa i përket situatës aktuale, Han pohon se tashmë shanset e Shqipërisë për të shkuar në botëror janë thjesht matematike, por thuajse të pamundura. Për këtë ai qan pikët e humbura ndaj skuadrave si Hungaria apo Malta, por edhe mungesën e kapacitetit për të përballuar kundërshtarët si Danimarka, Portugalia dhe Suedia. “Ne kemi një grup shumë të fortë dhe çdo pikë është me rëndësi. Fatkeqësisht, dy pikë ndaj Maltës na shkuan dëm. Ato pikë do të ishin shumë të rëndësishme për një kualifikim të mundshëm. Natyrisht se ne vazhdimisht shpresojmë se do të kualifikohemi, por duhet të zbresim me këmbë në tokë, pasi përpara nesh kemi Danimarkën, Suedinë e Portugalinë. Do të duhej t‘i mundim të gjithë pretendetët, pasi vetëm kështu të arrihet kualifikimi”.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi