Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorik Cana: Ndeshja me Hungarine do te vendoset nga detajet

Shko poshtë

Lorik Cana: Ndeshja me Hungarine do te vendoset nga detajet Empty Lorik Cana: Ndeshja me Hungarine do te vendoset nga detajet

Mesazh nga Erdoan 24/3/2009, 17:13

Rikthimi i Lorik Canës në Kombëtare ka ngritur humorin në ambientin kuqezi. 25-vjeçari konfirmon gjendjen e mirë fizike përpara sfidës së 28 marsit me Hungarinë, ndërkohë që kërkon një skuadër të guximshme për të fituar. “Do të kërkojmë të hakmerremi, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi skuadrat janë pothuajse në të njëjtin nivel dhe rezultati i ndeshjes do të vendoset nga detajet e vogla”. Mes të tjerave, mesfushori nuk ka harruar të ftojë tifozët në stadium: “Me mbështetjen e tyre, në ‘Qemal Stafa‘ bëhemi shumë të fortë”.
Barazimi me Maltën ishte një goditje e rëndë, por tani vjen Hungaria…
Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kishim llogaritur që me Maltën dhe Hungarinë të merrnim 6 pikë, por kjo nuk mund të ndodhë. Takimin e radhës e luajmë në fushën tonë dhe për momentin sfida me Hungarinë është më e rëndësishmja. Pikërisht për këtë duhet impenjim maksimal nga të gjithë.
Të shtunën ktheheni ju dhe Lala, dy shtylla të Kombëtares, që i munguat Shqipërisë në La Valeta…
Fatkeqësisht kemi munguar në atë ndeshje. Por jam i bindur se nga niveli që kemi, mund të fitonim me Maltën, pavarësisht mungesave. Edhe pse e pashë ndeshjen nga televizori, kalova një moment mjaft të vështirë: nuk ishte e lehtë të shihja shokët dhe trajnerin që nuk e fitonin dot atë takim. Personalisht kam rreth një muaj që jam kthyer në fushë, dita-ditës po arrij formën më të mirë. Nuk e di se në çfarë gjendje është Lala, por kam dëgjuar se është aktivizuar me skuadrën e dytë dhe ka luajtur në fundjavë në Bundesligë. Kjo është mjaft pozitive, sepse edhe nëse nuk janë në fushë, prezenca e elementëve si Altini dhe Ervini e ndihmojnë ekipin në aspektin psikologjik.
Ndeshje si kjo me Hungarinë, pra me skuadra të të njëjtit nivel, janë mjaft problematike. Pse kështu?
Është shumë e vërtetë. Kur dy kundërshtarë janë afër me njëri-tjetrin, gjithmonë vendosin detajet e vogla. Në ndeshjen e parë në Hungari treguam mungesë eksperience. Vazhdoj të besoj se mund ta kishim fituar atë takim, nëse do të kishim treguar më shumë stabilitet në lojën tonë. Gjatë lojës kishim disa raste për shënim, ose të paktën të merrnim një barazim. Por, në pjesën e dytë u ndëshkuam në dy raste, kur humbëm përqendrimin. Ajo ndeshje duhet marrë si shembull që të mos përsërisim gabimet. Hungaria nuk është më e mirë se ne. Besoj se mund të fitojmë dhe këtu mund të na ndihmojë publiku ynë i jashtëzakonshëm. Në “Qemal Stafa”, me mbështetjen e tifozëve, Shqipëria mund të kthehet në një skuadër të fortë për çdo kundërshtar. Pa mbështetjen e tifozëve, kthehemi në kundërshtarë të zakonshëm.
Hungarezët janë të vetmit që na kanë shkaktuar humbje deri në këtë fazë të eliminatoreve. A do të shihet kjo sfidë si një shans për t‘u hakmarrë?
Po, mund të shihet si hakmarrje. Në Hungari kërkuam të fitonim me patjetër, por nuk ia arritëm. U mendua se kundërshtari do të na linte hapësira, por ndodhi e kundërta. Kjo rezultoi fatale.
Pra, kur kërkohet me ngulm fitorja, nuk arrijmë t‘u imponohemi kundërshtarëve? E kemi më të lehtë të barazojmë?
Më se e vërtetë. Kjo tregon se ne nuk i kemi lojtarët për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Duhet të përshtatemi me kushtet dhe lojtarët që kemi. Duhet të tregohemi më të zgjuar. Të arrijmë rezultate me rastet që na jepen, por fillimisht duhet të mbrohemi mirë.
Ndoshta duhet të guxojmë më shumë në fazën sulmuese, apo ky repart nuk është aq produktiv sa duhet?
Patjetër që duhet të sulmojmë dhe të jemi të guximshëm në këtë ndeshje. Të gjithë kërkojnë fitore, por duhet të mos gabojmë. Kemi gjithë javën përpara, për ta përgatitur këtë ndeshje. Do të analizojmë gjithçka dhe mendoj se mund të jemi gati. Sa për sulmin, mund të them se produktiviteti i tyre varet edhe nga furnizimi prej skuadrës. Duhet të shfrytëzojmë ato 2-3 raste që na vijnë dhe të eliminojmë problemet që kemi. Por, dua të them se nuk ka as vend dhe as kohë për polemika.
Deri ku mund të arrijë Kombëtarja në këto eliminatore?
Nëse fitojmë të shtunën, më pas do të mund të bëjmë llogari se sa pikë të tjera mund të marrim. Por, e rëndësishme është se skuadra është rinuar, pas tre vjetësh mosha mesatare do të jetë 25 vjeç. Ky do të jetë suksesi ynë në të ardhmen.
E ardhmja e Canës: Sa do të ndikonte fitimi i titullit me Marsejën?
I kemi shanset të fitojmë kampionatin dhe Kupën UEFA. Janë edhe nëntë ndeshje për t‘u luajtur… Sa për të ardhmen, edhe mund të qëndrojë në Marsejë.

Marre nga: Gazeta Shqip
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi