Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duro: Ndeshja me Hungarine, ta thyejme dhe nje tabu te vogel

Shko poshtë

Duro: Ndeshja me Hungarine, ta thyejme dhe nje tabu te vogel Empty Duro: Ndeshja me Hungarine, ta thyejme dhe nje tabu te vogel

Mesazh nga Erdoan 26/3/2009, 19:02

“Problemi ynë i vogël është arritja e fi toreve me kundërshtarët direkt. Në ndeshjen me Hungarinë duhet të thyejmë edhe këtë tabu të vogël”. Klodian Duro, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares nuk ka frikë të theksojë problemet e kuqezinjve në eliminatore. 31-vjeçari që militon me Omonia-n në kampionatin qipriot e sheh si mjaft të vështirë arritjen e fitores, por premton se skuadra do të japë maksimumin në sfi dën e 28 marsit. “Jemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, për vetë faktin se luajmë përpara tifozëve tanë të zjarrtë, që na kanë mbështetur gjithmonë. Shpresoj të ndodhë e njëjta gjë. Sigurisht, në këtë fazë të eliminatoreve dhe përpara kësaj ndeshjeje kemi një detyrë të vështirë për të arritur fi toren. Nëse do të marrim maksimumin me Hungarinë, do të kishim një pozicion mjaft komod në grup. Përpara kemi një ekip të fortë, një rival të drejtpërdrejtë, që na ka shkaktuar humbjen e vetme në këto eliminatore. I gjithë ekipi duhet të japë maksimumin në fushë dhe së bashku të arrijmë te fi torja”. Duro thekson vështirësitë në futbollin modern, ku është gjithmonë e më e vështirë të shënosh. “Këtë problem kanë pasur kundër nesh edhe Portugalia e Suedia. Kur skuadra të tilla, që kanë superlojtar nuk arrijnë ta gjejnë aq lehtë golin, për një ekip si Shqipëria është edhe më e vështirë. Gjithsesi jam i kënaqur që kemi treguar një Shqipëri të fortë kundër këtyre ekipeve”, theksoi mesfushori. Duke qëndruar në temën e golit, ai theksoi se do të kënaqej edhe me një fi tore minimale. “Për fatin tim të mirë jam në 100 për qind të formës. Mendoj se tani ekipi ka marrë formën e tij të plotë. Të gjithë lojtarët vijnë nga aktivizime të rregullta dhe për fatin tonë të mirë, shumica e sulmuesve e kanë gjetur rrugën e rrjetës. Të gjithë bashkë do të arrijmë të kalojmë pa problem këtë sfi dë, shtoi ai. Goli? Për mua ka rëndësi fi torja qoftë edhe me një gol. Sigurisht që detyra ime është të shoh edhe drejt portës dhe do të isha i kënaqur që të fi tonim qoftë edhe me një gol që t‘i vlente edhe skuadrës”. Edhe pse ndeshjet pas Hungarisë do t‘i vendosin kuqezinjtë me kundërshtarë të nivelit të lartë, si Danimarka, Portugalia apo Suedia, Klodian Duro beson se Shqipëria ka shanse të fitojë të tjera pikë. “Ndryshimi është që në Portugali apo diku tjetër, përballë ekipeve me emër vetë mënyra e lojës, përqendrimi është në maksimum. Është ndryshe kur luan për një pikë dhe ndryshe për tri pikë. Përveç Hungarisë kemi edhe shumë ndeshje ku mund të marrim tri pikët. Me ekipet e mëdha të grupit kemi treguar se mund të marrim pikë. Por, më parë duhet të fitojmë me Hungarinë, se më pas oreksi vjen duke ngrenë”, përfundoi elbasanasi.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi