Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish i fejuari Adelajdes: Ju tregoj te verteten e ndarjes

2 posters

Shko poshtë

Ish i fejuari Adelajdes: Ju tregoj te verteten e ndarjes Empty Ish i fejuari Adelajdes: Ju tregoj te verteten e ndarjes

Mesazh nga Erdoan 5/4/2009, 14:48

Ka ndryshuar status, por nuk pranon se i ka ndryshuar jeta. Papritur u bë personazh gazetash, pa e njohur askush më parë. Vetëm për shkak të një vendimi që mori ish-e fejuara e tij për të hyrë në një “reality show” si “Big Brother”. Sa më shumë
i shmangej interesit të mediave, aq më enigmatik dhe interesant bëhej. Quhet Agron Lushka dhe është vetëm 26 vjeç. Ish i fejuari i Adelajdës, njërës prej banoreve në “BB” 2 vendos të shfaqet pikërisht tani në një moment, që askujt
s’do t’ia kishte pritur mendja. Thotë se nuk ndjek asnjë sekond transmetim nga spektakli në Top Channel, pasi nuk i pëlqejnë fare këto formate televizive. Pas dy muaj heshtjeje vendos të vijë në Tiranë nga Kavaja e të flasë
ekskluzivisht për “Panorama Plus”, duke shuar kuriozitetin e të gjithëve për të vërtetën e ndarjes nga Adela. Edhe pse një djalë simpatik, ezmer, i veshur bukur, ai nuk donte të identifikohej. Ndaj ne i përgatitëm një kurth të vogël në momentin,
kur po dilnim nga një lokal i Tiranës. E kemi fotografuar ndërsa ai po largohej për të marrë makinën e tij.
Si ndihesh kur të përmendin në “Big Brother”, dhe si e konsideron vendimin e Adelës për të hyrë aty?
E shoh pa lidhje të përmendet emri im në atë spektakël, pasi unë nuk kam më lidhje me Adelën. Dhe e quaj
gabim hyrjen e saj në “Big Brother”.
Shumë thashetheme pati për përjetimet e tua, dhe se madje ke qenë sëmurë?
Jam shumë mirë. Më mirë s’ka ku shkon.
Ka pasur informacione se ti madje braktise punën?
Nuk e kam lënë punën përfundimisht, vazhdoj të punoj, përveç disa ditëve që mora raport, pasi kalova një grip.
Ke ndjerë mërzi nga gjithë kjo histori?
E pata pak të rëndë në fillim, por kam qëndruar gjithë kohën me shokët, të cilët më kanë dhënë kurajo të mos mërzitem.
Ndryshove status nga i fejuar në beqar, po si kalon një ditë normale tani që je
vetëm?
Është një ditë e zakonshme, puna si shofer në zjarrfikësen e Kavajës 24 orë, shkolla partime, në vitin e parë për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës, dal me shokët, ndjek sport në tv, dhe gjatë
fundjavave jam në Tiranë të argëtohem në ndonjë lokal nate.
Domethënë ti nuk e ndjek aspak spektaklin “Big Brother”?
Jo, absolutisht. Kam ndjekur vetëm dy përmbledhjet e para dhe asgjë tjetër. Digitalb-in ua fala kushërinjve të mi, për të mos pasur fare
mundësi të shoh atë spektakël.
E çfarë ndjeve kur e pe Adelën aty, dy javët e para?
Të them të drejtën nuk ndjeva asgjë, pasi e kisha ndarë mendjen që dy javë para se ajo të hynte në “Big Brother”, që unë dhe ajo s’do kishim më punë bashkë.
Domethënë je ti që e le Adelën, apo ajo hyri në BB
pasi ishte mërzitur nga ty?
Më saktë po të them që jemi ndarë. Vendimin e mora unë, dhe ajo po e kuptonte mirë pse po e bëja.
Pse po e bëje? Sepse isha dhe jam kundër idesë, që personi që kam zgjedhur në krah, ta
ndajë jetën e saj me publikun. Më pëlqen jeta që bëj, nuk më mungon asgjë. Jam tipi që dua të kaloj jetë të thjeshtë, normale pa shumë komplikime. Të them të drejtën nuk ndihem rehat të kem në krah një person publik.
Kur ta tha Adela që do të hynte në këtë “reality show”?
Ekzaktësisht më 22 janar, pasi kishte marrë konfirmimin nga “Top Channel”, që ishte pranuar si konkurrente.
Ky ishte komunikimi i fundit që patët?
Jo.Në ditët në vazhdim më lutej në telefon, që të mos merrja atë vendim, dhe të isha pjesë e klipit që “Top Channel” po përgatiste me të. Por nuk pranova. Nuk mund të bija dakord me veprimin e saj, aq më tepër që e kishte bërë pa dijeninë time.
Natën e 14 shkurtit ti e këshillove nëpërmjet telefonit: “Ji vetvetja”! Çfarë kishe parasysh?
Kisha parasysh të sillej si ajo vajza e mirë, ashtu si unë
e kam njohur në fillim, e urtë dhe e qetë. Të njëjtat fjalë ia thashë edhe para se të hynte në atë shtëpi. Edhe pse u ndamë e këshillova të mos tjetërsohej, shtirej, apo të krijonte afrimitet me djemtë aty
brenda. Tani ç’mund të thuash?
Nuk flas dot keq për Adelën, se e kam të rëndë.
Mendoj se kam qenë i lidhur pesë vite me të, dhe do të ishte shumë e ulët tani t’i hedh poshtë edhe pse punët erdhën kështu.
Por ajo indirekt të ka cilësuar si pijanec dhe bixhozxhi, dhe se i urren ata që kanë
këto vese. Ke ndonjë koment?
Adelajda mund të thotë ç’të dojë, por gjithsesi bën gabim. Unë nuk e di nëse mund të quhet pijanec një mashkull që konsumon një apo dy birra për qejf. Përsa i përket bixhozit, mund të
them se e vetmja gjë që bëj, është se hedh skedina kur ka ndeshje, maksimumi 2 mijë lekëshe. Asgjë më shumë.
Supozojmë se Adela do të ta kishte thënë këtë gjë para se të merrte pjesë në audicion. A mund të kishte
ndodhur ndryshe?
Jo aspak. Edhe sikur të ma kishte thënë më parë, unë prapë s’kisha për ta pranuar, pasi janë kundër këtyre spektakleve.
Nëse ajo do të kërkonte të takonte pas daljes nga shtëpia, ti si do veproje?
Unë i uroj të fitojë BB2, por gjithsesi s’ka më punë me mua.
Thua se e ke dashur. A mund të ndodhë të ikë dashuria kaq shpejt?
Po patjetër që mund të ndodhë. Tashmë nuk ndjej asgjë për Adelën. Veprimi që bëri pa dijeninë time ishte shumë i rëndë, sepse e bëri me pabesi. Më erdhi papritur, dhe natyrisht u ndjeva keq. E dashuria mund të
marrë fund, kur nuk tregohesh e sinqertë me partnerin. Është shumë e rëndësishme.
Me kaq sa ke ndjekur “Big Brother” për çfarë të vjen keq më shumë?
Më ka ardhur keq për fjalët që ka thënë aty brenda
se nuk ka bërë çka dashur në jetë. Unë i plotësoja gjithçka Adelës, e lejoja të bënte jetën e saj si të donte, dilnim bashkë, pinte kafe me shoqet, nuk isha xheloz, madje dhe punën si mësuese unë ia
rregullova pasi më thoshte se mërzitej në shtëpi. Bëmë të pamundurën për ta futur në shkollë në Elbasan… Pra mendoj se ia kam plotësuar të gjitha, me aq sa kam pasur mundësi.
Sa e lidhur ishte ajo me familjen tënde?
Motra që jeton në Itali me dy vajzat e saj, babai por
veçanërisht mamaja e donin shumë Adelën. Ne jemi një familje as e mbyllur, e as e shthurur dhe bëjmë një jetë të mirë në Kavajë. Mami e ka dashur fort, madje më shumë se vajzën e saj. Dhe nëse do ndodhte që unë të ngrija zërin
me të, mamin do ta kisha gjithnjë kundër.
E përse të ndodhte ta ngrije zërin? Për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme, apo grindjeve të momentit.
Pas daljes nga “Big Brother”, mendon se Adela do vazhdojë jetën në Kavajë?
Jo. Kam përshtypjen se ajo nuk do vazhdojë të jetojë më në atë qytet.
Dhe nëse do bëje një reflektim për atë fejesë, çfarë mund të thoshe?
Mund të them që s’e paskam njohur fare në këto pesë vite, dhe më vjen shumë keq për këtë. Ruan kujtime të saj?
Jo, asgjë. I kam zhdukur të gjitha fotografitë e kujtimet. Po më ka mbetur në shtëpi vetëm unaza e fejesës. Po ashtu mesa di dhe Adela
hyri në shtëpi pa unazën e fejesës. Në 14 shkurt, ditën kur folëm në telefon ka hequr dhe një unazë, që unë ia kisha bërë dhuratë për Shën Valentinin.

NJOHJA
E kam njohur kur ishte në gjimnazin e Kavajës, pasi ishte kthyer nga një kolegj fetar, që vazhdonte bashkë me të motrën në Shkodër. Adela ishte ajo që kërkonte të fejohej, ne s’na fejoi askush me zor. Kaluam 10 muaj të dashuruar dhe katër vite e tre muaj të fejuar. Por para se të fejoheshim, unë e pyeta se cilat ishin pretendimet e saj për jetën, se mos ndoshta “donte të shkonte në Hënë”. Dhe mbaj mend që më tha “Dua vetëm të jem me ty, dhe në shkollë të lartë ose më lejo të shkoj ose jo, nuk ka shumë rëndësi për mua…”

Pse e hapa telefonin në “Big Brother”
Thekson se s’i shkon mendja fare më për Adelën, dhe se për të tani jeta do marrë një drejtim tjetër. Por pse pranoi atëherë të fliste gjatë spektaklit të 14 shkurtit?! Tregon se, “ishim në një lokal me shokët ndërsa po ndiqnim natën e spektaklit “Big Brother”. Unë vendosa të fik telefonin, sepse më kishin kërkuar të flisja me Adelën. Shokët m’u lutën ta hapja dhe të thosha dy fjalë. Hezitoja të flisja pasi për mua gjithçka kishte marrë fund. Edhe pse i thashë dy fjalë shumë seriozisht Adelës, ne në lokal ishim duke bërë gallatë. Por a ju duk e ftohtë Adela në komunikim? “Jo”, thotë, “Adela ashtu sillet gjithmonë”.

Lidhja ime me Adelën, si ishte
Ke besuar dhe ti se Adela ngjan si Angelina Jolie?
(Qesh). Jo s’ngjan shumë. Nuk mund të gjendet krahasim, pasi Jolie është yll i vërtetë. Ja kam thënë dhe unë
këtë me shaka. Kur transmetohej në tv ndonjë film me aktoren, i thoja “hajde të shohim filmin ku luan ti”.
Mendon se është vajza më e bukur në Kavajë?
Jo absolutisht. Kavaja ka vajza të bukura plot…
E ke pasur të vështirë të lidheshe me të 5 vite më parë?
Jo fare.
Çfarë të bëri ta dashuroje atëherë?
Për atë që ishte atëherë. Tani s’është më ajo vajza e
urtë.
A shpërthente ajo nga inati, dhe si sillej?
Po. Qante.
Ishte xheloze Adelajda?
Shumë, madje nëse kaloje me makinë dhe hidhje sytë padashje tek ndonjë vajze plaste sherri.
Kjo që të ka ndodhur është një disfatë në jetën tënde?
Jo aspak. Jeta vazhdon.
Të ka humbur besimi tek femrat?
S’e di. Por besoj se njerëzit nuk janë të gjithë njësoj, as
femrat. Dhe ka plot vajza.
Keni krijuar lidhje gjatë kësaj kohe?
Ende nuk kam krijuar lidhje. Thjesht shoqërohem me shoqe të miat.
Tani si mendon do e kesh më të lehtë apo më të vështirë për të krijuar një lidhje të re?
Mbase më të vështirë.

Ndarja
Ishte 22 janar, dhe Adela ishte në shtëpinë time. Në darkë vonë e mora në makinë për ta çuar në shtëpinë e saj. Ajo më tha se donte të bisedonte diçka me mua duke më thënë paraprakisht “Mos u nxeh!”. Unë në fillim e mora si shaka, pasi nuk e kishte shprehur ndonjëherë dëshirën për të hyrë në “Big Brother”. I thashë që nëse ke bërë këtë s’ke punë me mua. Por u përpoq të më bindte, se asgjë nuk do të ndodhte dhe po hynte aty për një eksperiencë të re. Por për këtë gjë nuk mund të bëja kompromis me të. Ditën tjetër i kërkova takim babait të saj, por ai tha se nuk kishte ç’të bënte dhe se Adela e kishte marrë tashmë vendimin e saj. Që atë natë nuk u takuam më…

Lidhjen e Adelës me Bjordin, si e shoh
Afrimiteti i krijuar mes saj dhe Bjordit si të duket?
Të them të drejtën nuk e kam parë fare. Ajo ka jetën e saj tashmë, mua nuk më intereson më.
Po të pyes ngaqë ti e ke këshilluar para se të hynte në BB të bënte kujdes?
Po e vërtetë, e këshillova për hir të pesë viteve që kishim kaluar bashkë, që të mos krijonte afrimitet me djemtë brenda të sillej ajo që është, dhe më tha se “s’bëhet fjalë fare”… por ja që po e bën.
Mendon se po sillet keq me Bjordin?
Ajo ashtu ka tipin, s’ke ç’t’i bësh.
Si e shpreh dashurinë ajo?
Adela nuk shpreh asnjëherë dashuri. Mendoj se s’e shpreh taman, pasi e ka si për ofendim të tregojë se të do.
Po thua që Adela e ka vështirë të dojë dikë?
Po, mendoj që do vetëm veten.
Shprehja që nuk duron dot tek ajo?
“Kjo jam unë!” dhe ”Kështu di të flas unë…”.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ish i fejuari Adelajdes: Ju tregoj te verteten e ndarjes Empty Re: Ish i fejuari Adelajdes: Ju tregoj te verteten e ndarjes

Mesazh nga Genta 5/4/2009, 15:02

uauuauaaaa ca historie...Adela ka vepruar i cik keq qe sja ka than me pare te fejumit qe dan me hi ne BB.Nqs e ka dasht me te vertet sa dasht me hy fare aty se funja jeta e sa asht.
Genta
Genta
Shefja
Shefja


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi