Me Bjordin u ftoha prej Adelajdes
Faqja 1 e 1
Me Bjordin u ftoha prej Adelajdes
Sipas Aidës, Adelajda duke bërë me Bjordin lojën “tërhiq e mos e këput’, po fiton shumë në sytë e publikut. Sipas saj, ajo po fshihet nën petkun e vajzës së mirë që nuk bën veprime të pahijshme dhe të bijës që nuk do t’i lëndojë prindërit e vet, që madje sakrifikon ndjenjat dhe lumturinë e saj për të mos i lënduar, duke sajuar kështu historinë e një dashurie të pamundur për të tërhequr njerëzit jashtë shtëpisë. “E kupton se çfarë reklame po i bën ajo vetes?!”- i ka thënë Aida Arjonit. Aida ka shtuar se këtë reklamë ajo e ka bërë edhe me Republikën, Mimozën dhe Bjordin. Arjoni ka ndërhyrë duke thënë se Adela ia ka mbushur komplet mendjen Bjordit. Aida ka pohuar dhe ka shtuar se ajo u ftoh me Bjordin pikërisht për këtë. Sipas saj, ai kishte ardhur dhe i kishte thënë se ajo nuk e njihte Adelën. Në vazhdim të komenteve për “zyshen”, Aida ka thënë gjithashtu se kishte qenë pikërisht Adela, që në rolin e shoqes së mirë, e kishte larguar Bjordin nga Mimoza. Aida i tha Arjonit se siç ia kishte treguar vet Mimoza, Adelajda shkonte tek ajo dhe i thoshte se nuk duhet ta lëndonte Bjordin, nuk duhet ta bënte të vuante dhe kur Mimoza e pyeste pse po ia thoshte të gjitha këto, kur Adela e dinte shumë mirë që ajo nuk kishte të tilla qëllime, ajo vazhdonte përsëri. Të gjithë këtë, sipas Aidës, Adelajda e bënte për autoreklamë, duke shfrytëzuar cdo situatë apo rrethanë të mundshme për të folur për veten. Aida ka shtuar se ajo këtë vazhdon ta bëjë, akoma, gjatë gjithë kohës. “Ajo çdo moment thotë vetëm “unë mendoj, unë,unë,unë…”!”- ka thënë Aida.
Erdoan- Admin
Similar topics
» Ish i fejuari Adelajdes: Ju tregoj te verteten e ndarjes
» Shkatërron automjetin, edhe para se të dalë prej oborrit të vet
» Dritani keshillon Bjordin
» Po ndryshoj mendim per Bjordin
» Adela e forte me Bjordin?
» Shkatërron automjetin, edhe para se të dalë prej oborrit të vet
» Dritani keshillon Bjordin
» Po ndryshoj mendim per Bjordin
» Adela e forte me Bjordin?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|