Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....

Join the forum, it's quick and easy

Together Forum
Mire se erdhet ne Together forum... Ju lutemi behuni anetar i Forumit tone....
Together Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorik Cana tani provon edhe ne fushen e modes

Shko poshtë

Lorik Cana tani provon edhe ne fushen e modes Empty Lorik Cana tani provon edhe ne fushen e modes

Mesazh nga Erdoan 23/3/2009, 19:14

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana shpreson që në të ardhmen të provojë një karrierë të re në botën e modës. Mesfushori shqiptar është aktualisht imazh i firmës belge “Bikembergs”, por dëshiron të punojë me shtëpinë e modës Marite dhe Fransua Zhirbo, pasi adhuron punët e tyre. Megjithatë, Cana nuk ka ndërmend t’i përkushtohet rregullisht këtij profesioni, edhe pse është ftuar në Milano për të marrë pjesë në një sfilatë.

Lorik Cana tani provon edhe ne fushen e modes U1_LorikCana

Lorik Cana është futbollisti i katërt më i paguar në Olympique Marseille. Këtë statistikë e ka nxjerrë e përditshmja franceze “Le Parisien”, e cila ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në kampionatin francez, respektivisht të 5 futbollistëve më të paguar të çdo klubi. Sipas kësaj të përditshmeje, mesfushori kosovar merr 189 mijë euro në muaj, ndërsa paga vjetore i bie mbi 2 milionë euro.

Ndërkohë që për Canën janë interesuar edhe drejtuesit e Hamburgut, të cilët kanë përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurosh për ta transferuar mesfushorin kosovar Lorik Cana. Sipas mediave franceze, përkundër ofertës së majme, Marseja nuk do ta lëshojë simbolin e ekipit nga Velodrome. Lorik Cana e fsheh në pëllëmbë bukurinë e tij. Cana, 25- vjeçari shqiptar përballet me një bukuri të hatashme, një trup prej 1m 86 cm dhe peshë prej 86 kg.
Erdoan
Erdoan
Admin
Admin


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi